E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet gara për Këpucën e Artë

Golashënuesit

Me Dinamon që vazhdon sistematikisht të humbasë në Superiore (disfata e tretë radhazi në kampionat për skuadrën e Muçës) është hapur edhe gara për “Këpucën e Artë” në Shqipëri. Humbjet e bluve kanë lënë në hije edhe Elis Bakajn, lojtarin që deri më tani kryesonte i vetëm klasifikimin e golashënuesve më të mirë. Sulmuesi i Kombëtares nuk gjen rrugën e rrjetës prej katër javësh (dygolësh në humbjen 4-3 të Dinamos me Skënderbeun në javën e 24-t) dhe tashmë rrezikon seriozisht fronin. Kjo pasi Daniel Xhafaj i Besës (një gol në fundjavë) dhe Mlladen Brkiç i Apolonisë (autor i dy rrjetave) e kanë barazuar në kuotën e 13-të golave. Kërcënueshëm në garën për shënuesin më të mirë është afruar edhe Migen Memelli, goleadori i edicionit të kaluar: me dopietën kundër Kastriotit, sulmuesi i Flamurtarit u ngjit në kuotën e 10 golave, aq sa edhe Nora i Laçit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›