Leona Levis, gati anoreksike pas dietës dobësuese
Ishin muaj të mundimshëm për këngëtaren britanike Leona Levis. Disku i ri “Echo" I cili doli në shitje më 9 novembre 2009 e bëri që të punonte dhe të përkushtohej tepër, në mënyrë që kënga të ngjitej në majë të listave botërore. Në këtë mënyrë këngëtarja vendosi të roonrganizonte jetën e saj me një dietë të mundimshme dhe një tatuazh super të madh. Leona Levis ka triumfuar në “X Factor” në Angli në vitin 2006 për zërin potent si dhe format e mrekullueshme. Për shërbimin fotografik këngëtarja u shfaq e dobësuar deri në dy masa, ashtu siç ka pohua edhe vete, me një fizik harmonik. Aq shumë është dobësuar Levis, saqë gojët e liga flasin për një anoreksi. Interpretuesja e "Bleeding Love" duket se nuk është e ndërgjegjshme për të gjitha thashethemet dhe pozon si një balerinë e vërtetë, ku lë zbuluar pjesë të trupit. Me sa shihet, bukuroshja britanike I është nënshtruar palestrës dhe dietës strikte. Por kjo nuk është e gjitha. Leona ka bërë edhe një tatuazh super të madh: “Zë gjithë shpinën, është një poezi për kuajt” ka thënë ajo.
4 Mars 2010