E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët denoncojnë zhdukjen, vajzat tentojnë vetëmbytjen



DURRËS – Prindërit denoncojnë zhdukjen e vajzave, policia i gjen në breg të detit duke tentuar vetëmbytjen. Kjo është historia e dy vajzave, 18 dhe 16 vjeçe, të cilat ishin të afërme midis tyre. Vetëm një ditë më parë familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e vajzave të tyre, respektivisht të S. B., 18 vjeçe dhe E. K., 16 vjeçe. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, Policia e qytetit bregdetar ka nisur punën për gjetjen e tyre.
Sipas policisë, dy vajzat kanë tentuar vetëmbytjen në det, në afërsi të pistës “Iliria”. Dy adoleshentet u gjetën disa metra larg bregut të detit, ku ishin hedhur me qëllim vetëmbytjen. Policia u vu në alarm nga familjarët e dy vajzave, të cilat ishin larguar nga banesat e tyre pa dhënë shpjegime, ndërsa kishin lënë një letër. Në këtë shkresë dy vajzat shpjegonin se po largoheshin nga banesa për të mos u kthyer më. Menjëherë pasi janë nxjerrë nga deti, dy vajzat janë dërguar në Spitalin e Durrësit për ndihmën e parë mjekësore. Policia e Durrësit ende nuk ka një version përfundimtar lidhur me shkaqet që i kanë shtyrë vajzat drejt këtij aktit, pasi sipas tyre, pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore, në mënyrë që dy adoleshentet të merren në pyetje nga ana e uniformave blu.
Dy ditë më parë në polici janë paraqitur shtetasit A. K. dhe A. B., të cilët denoncuan zhdukjen e vajzave të tyre, me të cilat i kishin shkëputur kontaktet që në orën 08:00 të datës 2 mars. Policia u vu menjëherë në lëvizje dhe arriti t’i gjejë dy adoleshentet dhe t’i shpëtojë ato nga vetëmbytja.

4 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›