E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhastin Timbërleik bashkohet me Diaz



Dy ish-të dashurit, Kameron Diaz dhe Xhastin Timbërleik do të bashkohen sërish, por këtë herë vetëm për të realizuar komedinë “Bad Teacher”. Diaz do të luajë rolin e mësueses së shkollës së mesme, e cila ka për qëllim t’i vjedhë të dashurin koleges, që luhet nga Timbërleik. Komikët Moli Shanon dhe Xhezon Segel po ashtu do të luajnë në filmin e regjisorit Xheik Kasdan, që do të fillojë të xhirohet në muajin prill në Los Anxheles. Timberleik dhe Diaz u ndanë në vitin 2007, pas një lidhjeja katër vjeçare. Ylli i muzikës që atëherë ka gjetur dashurinë në aktoren Xhesika Biel.

4 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›