Van Nistelrooy: Duhet të mendohem për kalimin tek Reali

Sulmuesi i Hamburgut, Ruud Van Nistelrooy ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e tij në fitoren prej 1-0 ndaj Schalkes, por në deklaratën e parë pas ndeshjes tha se ai ka nevojë që të mendohet një javë për mundësinë e kalimit te Real Madridi.
“Ne fituam me meritë. Nuk ishte mirë, por ne luajtëm më mirë se Schalke. Ne nuk luajtëm mirë në kundërsulme, përndryshe do të kishim fituar me rezultat më të thellë”.
“Më duhet një javë për ta menduar këtë mundësi. Nuk është e lehtë për mua, pasi nuk është një klub i panjohur që është duke më kërkuar”, tha Van Nistelrooy.