Leonardo: Milani do ta ndiejë mungesën e Kakasë
Të hënën, me transferimin te Reali i Madridit, Kaka i dha fund telenovelës rreth së ardhmes. Pas largimit të lojtarit më të mirë, ka folur edhe trajneri i Milanit, Leonardo, i cili konfirmoi se klubi do ta ndjejë mungesën e brazilianit. "Është e vërtetë që do ta ndjejmë mungesën e Kakasë", deklaroi tekniku brazilian. "Jo vetëm si lojtar, por edhe si person, sepse është një djalë i jashtëzakonshëm. Ai është pjesë e historisë së Milanit. I uroj gjithë të mirat në aventurën e tij të re". Pas punës 8-vjeçare të Karlo Ançelotit, tashmë Leonardo duhet t‘i japë një fytyrë të re kuqezinjve. Një mision i vështirë, sepse Kaka ishte një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, duke ndihmuar në fitimin e Ligës së Kampioneve, titullit kampion, Kupës së Botës për klube, dy Superkupa Evrope dhe Kupës së Italisë.