E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool: arrestohet Downing

Mesfushori i Liverpoolit, Stewart Downing është arrestuar nën dyshimin e agresionit. Downing, 32 paraqitje me Kombëtaren angleze ka qenë i përfshirë në një grindje me një femër e cila duket të jetë një ish e dashur e tij.

“Policia ka qenë e thirrur në lidhje me një incident në një lokal në Yarm High Street, pak para orëve të hershme të së dielës. Një person i moshës 27 vjeq dhe një femër 32 vjeçe janë arrestuar nën dyshime të agresionit” konfirmoi policia nga Merseyside.

Liverpool nuk e ka komentuar lajmin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›