Leonidha Bullgari: Kufijtë e rezistencës së artit i zbulova në emigracion

Piktori i njohur tregon mbi karrierën e tij artistike si dhe vështirësitë e emigracionit
Nuk është aspak e çuditshme hapja e ekspozitave të pikturës shqiptare në galeritë, apo në qendrat kryesore të qyteteve në Greqi. Piktorët tanë e kanë merituar vite më parë dhe janë vlerësuar nga vendi fqinjë. Në mënyrë individuale bën të pamundurën dhe ecën përpara, çka se vendi mëmë për ta nuk u kujtua ndonjëherë. Përfaqësimet e tyre dinjitoze në ekspozita të ndryshme kanë tërhequr herë pas here vëmendjen e mediave greke, por rrallë ndonjëherë ato shqiptare. Nuk është për tu habitur aspak kur dëgjojmë se në shtëpinë e këngëtares Madona gjenden piktura të bashkatdhetarëve tanë në mërgim.
Piktura, pasioni i një talenti
Por, një nga këta talente shqiptarë është edhe Leonidha Bullgari, ku dominojnë krijimet e tij më të reja me hapin e kohës, që përbën në vetvete një kënaqësi shpirtërore, duke e vlerësuar Ambasadorë jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë. Te ky piktor spikat një rrugë e vështirë kërkimesh që mbart vlera të dukshme estetike. Me penelin e tij të sigurt qe marrin trajtat gjeometrike të stilit kubist, të fshehur në thellësitë e ekzistencës, me një bukuri të rrallë në pikturat e tij shpalosen si një mister tërë puna e palodhur shumë vjeçare. Pikturat e Leonidhës janë të vendosura në sallat e ambasadave, të biznesmenëve dhe politikanëve grekë. Krijimtaria e tij, ka bërë që të jetë nga të vetmit të gjendet në shtëpitë e më të pasurve, jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri, e vende te tjera europiane.
Greqia nderon piktorin shqiptar
Mbas Shqipërisë është Greqia që ka mirëpritur talentin e madh, ambasadorin e parë. Ai ka hapur 12 ekspozita në pikturë, më shumë se kushdo tjetër, për të cilat vlerësimet nga kritikët kanë qenë të suksesshme. E para ekspozitë e tij ka qenë me temë Katastrofa e Zmirnit, që u hap në shtëpinë muze të piktorit te madh grek z. Foti Kondulu, në tetor të 1997, i cili lëvroi në teknikën e pikturës të artit bizantinë agjiografi (në shqip-ikonografi ) Në këtë ekspozitë u paraqitën 40 piktura, të gjitha në teknikë bizantine. Por këto piktura patën një frymë të re, që u vlerësuan nga një grup pedagogësh të artit të Shkollës Akademike. Kjo ekspozitë e piktorit u fut në kalendarin historik të piktorëve më të mirë të vitit 1997, që pati edhe një publicitet nga kritikët e artit greke. Vajza e piktorit të shquar z. Fotit Kondulu ( nuk ndodhet në jetë) u shpreh se: që ky piktor i madh rikthen në jetë babain tonë. Gjashtë muaj më vonë në Rafina, piktori rikthehet për së dyti herë me një ekspozitë me gjininë e kubizmit, ku paraqiteshin punimet e tij gjashtëvjeçare, si dhe më pas do të pasohej edhe nga 10 ekspozita të tjera. Leonidha Bulgari në vitet 2002-2004, ka marrë dy çmime të para në Qendrën Kulturore Filologjiko Parnason, ndërmjet 200 piktorëve të tjerë grek. Në ekspozitat personale të tija janë hapur si në: Marathona, Galerinë Bizanti në Athinë, në ishullin e Kretës, Rafinë, Patisja, në Qendrën Merlina Merkuri, si dhe një ekspozitë në Zmirni të Turqisë. Këtu punimet e piktorit u paraqitën të fokusuara në monitorin e kinemasë, në prani të kreut Autoqefale së Kishës Ortodokse, që u organizua nga Bashkia e Rafinës, ku u reklamua nga kanali televiziv grek Antena, ku ishte i ftuar edhe piktori Bullgari. Më 20 prill të 2009, pas 11 vjetësh piktori çeli një ekspozitë në Muzeun Kombëtar, të titulluar Rikthim në Atdhe.Në Tiranë piktori do të paraqitet me 25 punime ku autori deputon me 11 vitet e kaluara në Greqi. Tematika ka larmi ku ne të gjen legjendën shqiptare, portrete, kompozime, figura hyjnore e Krishtit, refugjatësh, si dhe punime të natyrave të qeta. Një sukses tjetër i këtij piktori është se, lëvron mire edhe gjininë e afreskut, duke zbukuruar shumë vila të personalitete të larta greke. Punimet e kësaj e natyre të penelit të Leonidhës gjenden sot në fasadat e kishave vendase në periferitë të Athinës. Nga njerëzit e artit të kësaj fushe piktori ynë shquhet si dhe portretist që ka lëvruar me sukses figurat e politikës së lartë dhe të artit grek. Më shumë se kurrë ne e gjejmë talentin e tij edhe në shumë gazeta që janë shkruar për të, po ashtu edhe kanalet televizive si në Greqi edhe në Shqipëri.
Emigrimi i piktorit
Leonidha emigron ne Greqi në vitin 1997 dhe banon në Rafina, si dhe është baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Djali i vogël po merr rrugën e babait. Para se të vinte në emigracion piktori ka punuar mësues në shkollën e pikturës Jakov Xoxa në Fier, duke nxjerrë edhe breza të rinj piktorësh. Në një bisedë në studion e tij na thotë: Ardhja në Greqi kishte një vlerë, sepse zbuloi kufijtë të rezistencës së artit. Duke qenë në një vend të huaj vështirësohen planet. Në se nuk je në gjendje të kapësh aplitudat e kohës dhe të njëjtën kohë vështirësitë e ekzistencës jashtë familjes, nuk mund të ekzistosh në se nuk i nënshtrohesh një rregull të rreptë artistik. Nëse je i qartë artistikisht, duke i nënshtruar dhe një leximi të veprave madhore të shkrimtarëve të mëdhenj. Vetëm duke u bazuar këtyre parimeve mund të japësh diçka dhe mund të gëzosh një shëndet të plotë artistik. Baza e një artisti është mbijetesa. Të kundërtën dështon. Prioritetet e mija personale janë thellësia e kapjes së problemeve, gjerësia dhe kolori që marrin ato. Në botë ka shumë të panjohura, por ato kapen duke i vlerësuar ato, edhe në se le pas dore ato të çvlerësojnë.
Emigracioni të lodh. Shpesh herë ndiesh dhe i çvlerësuar, por edhe lodhja ka një kuptim. Atëherë rikthehesh në një telajo të bardhë dhe e punon atë. Kështu kjo telaje do të marrë kuptimin e një vepre, e cila do të thotë diçka. Sikur mediton me atë. Dhe kështu zhytja e lodhjes të kthehet në një gëzim. Mbas kësaj ekspozitë që hapa në atdhe në Muzeu Kombëtar, sigurisht te autori kanë lindur edhe plane të reja artistike. Ajo e kthimit të plotë në qytetin e Fierit, ku do të hapë edhe një ekspozitë posaçërisht për artdashësit fierak. Ai mendon të kthehet në atdhe me plane të reja krijuese, si dhe një ekspozitë që do të bëhet në Romë