E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Duhet të votohet numri tre në listë

Nga Komuna e Shënkollit në Lezhë, kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikoll Lesi, bëri thirrje që të votohet numri tre në fletën e votimit dhe më pas kërkoi publikisht që deputetët e djathtë dhe të majtë të Qarkut të Lezhës fill pas zgjedhjeve të bashkëpunojnë në interes të njerëzve të thjeshtë kur flitet për problemet ekonomike, jetike e të mirëqenies së popullit. Lesi tha se në momentet delikate politike secili deputet vendos, sipas koalicionit ku bën pjesë, por do të ishte ideale që deputetët e të gjithë krahëve të manifestojnë kulturë bashkëpunimi e jo sherre si në Tiranë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›