Meksi: Mallakastriotët nuk mund t‘i besojnë Berishës
Kandidatja e Partisë Socialiste, e dyta në listën e Qarkut të Fierit, Ermelinda Meksi, flet për avantazhet e kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit dhe premtimet e pambajtura të qeverisë "Berisha".
Zonja Meksi, pas përballjeve elektorale në qytetin e Tiranës, tani kandidoni në Qarkun e Fierit. Pse një zgjedhje e tillë?
Unë në këto zgjedhje do të fitoj mandatin e gjashtë. Ndërsa në Tiranë nuk kam pasur vetëm një mandat, por kam fituar tre mandate, në vitin 1997, 2001, 2005 dhe kam fituar thellë, me mbi 60% të votave. Unë kam fituar edhe në vitin 1996, kur PD dhe Berisha me SHIK-un dhe policinë na i grabitën votat, na kërcënuan, na rrahën dhe na burgosën. Jam votuar se i kam mbajtur të gjitha premtimet para elektoratit. Fieri (Mallakastra) më kanë kërkuar edhe herë të tjera t‘i përfaqësoja si deputete, por tani e gjykoi PS-ja të jem kandidate në këtë zonë. Dhe ndihem shumë mirë si bijë e tyre. Edhe pse kam vite që jetoj në Tiranë (kam lindur, jam rritur dhe kam punuar gjithmonë në Tiranë), nuk i kam shkëputur lidhjet shpirtërore me Mallakastrën time të dashur, patriote, punëtore, e besës dhe e shkencës. Kam shkuar për vizita vazhdimisht, kam marrë pjesë në veprimtaritë e shoqatës "Mallakastra" dhe kam takuar mallakastriotët në gëzime e hidhërime kudo që ndodhen. Kjo, në respekt të kujtimit të tim eti mallakastriot, që megjithëse vdiq duke më lënë vetëm 3 vjeçe, edukata që më dha nëna ime korçare për vlerat e mallakastriotëve më ka shoqëruar gjithë jetën dhe sot më bën të ndihem pjesë e tyre.
Cilat janë avantazhet me të cilat Partia Socialiste është futur në këto zgjedhje, e veçanërisht në Qarkun e Fierit?
Avantazhet për të fituar PS-ja janë të mëdha. Qeveria "Berisha" është qeveri e premtimeve të pambajtura. Premtoi, por sot mallakastriotët janë më shumë të papunë se 4 vjet më parë. Premtoi 40 lekë për litër mbi naftën për fermerët dhe asnjë qindarkë kompensim nuk ju dha. Premtoi se energjia elektrike do të jetë zëri i parë që do të hiqet TVSH-ja dhe do të ulë çmimin e saj, por në fakt në këto 4 vjet është dyfishuar. Premtoi legalizimet, por pyetini banorët se sa prej tyre i kanë hipotekuar shtëpitë. Premtoi se do të zhduken listat për ushqimet në dyqane, por janë shumëfishuar. Berisha u shpreh i habitur në 2005-ën duke thënë: "Të ketë lista edhe tani në shekullin XXI, vetëm në Shqipëri ndodh kjo" (RD, 16.06.2005, fq.5). Po tani pas 4 vjetëve, çfarë do t‘u thotë shqiptarëve?! Tani nuk e shohim më të shkojë te dyqanet. Premtoi rritjen e prodhimit të naftës, por ajo është ulur dy herë, sektori i naftës është vjedhur, shkatërruar dhe specialistët e aftë janë hequr se ishin socialistë. Punëtorët akoma nuk kanë marrë lekët që u takojnë nga privatizimi. Unë, edhe kur nuk isha deputete e Tiranës, i kam ngritur këto probleme në Parlament. Në luftën kundër korrupsionit, qeveria "Berisha" ka dështuar, megjithëse kjo ishte karta e fitores së tij në 2005-ën. Asnjë shërbim nuk ka për qytetarët po nuk dhanë para. Gërdeci, Fazlliçi, vjedhjet në rrugën Durrës-Morinë, janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Premtoi hipotekimin e tokave, integrim të romëve në Levan, ujë 24 orë, shkolla, rrugë, por gjendja në terren është mjerane. A mund t‘i besojnë shqiptarët, myzeqarët, mallakastriotët Berishës në 4 vitet e ardhshme?! Jo, prandaj fitorja jonë është e sigurt, madje më e thellë se në vitin 2005, pavarësisht nga sondazhet e blera me lekët e qytetarëve shqiptarë.
Përtej premtimeve elektorale, a ka vërtet shanse Shqipëria që në 2010-ën të mund të bëhet pjesë e vendeve që lëvizin pa viza mes tyre?
Ne ia lamë gati MSA-në, pra e lamë vendin në 2005-ën në paradhomën e integrimit. Pritej vetëm përfundimi i zgjedhjeve dhe është meritë e qeverisë socialiste që Shqipëria e kaloi me sukses testin e zgjedhjeve dhe e realizoi rotacionin politik pa asnjë problem. Kjo qeveri mburret vetëm me suksesin e një marrëveshjeje mbi të cilën ata patën meritë të vendosin vetëm firmën. Ndërsa BE po i liberalizon vizat me Maqedoninë, Malin e Zi, madje edhe me Serbinë, me Shqipërinë tani për tani jo, sepse nuk i kemi plotësuar kushtet. Vendimi është marrë, por nuk është bërë publik, për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi shqiptarët janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Por qeveria e ministri i saj pa imunitet vazhdon t‘i mashtrojë shqiptarët përsëri tani në fushatën elektorale. Ne, me të ardhur në pushtet, në vitin e parë të qeverisjes do të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm në Evropë me dinjitet dhe si qytetarë të Evropës të shekullit XXI.
CV
Ermelinda Meksi
-Profesore në ekonomi; lektore dhe anëtare bordi në disa universitete në Shqipëri; si dhe profesore vizitore në "La Sapienza"; lektore në Universitetin e Barit, "Luven la Neuve", Belgjikë dhe "Princeston University"
-Dy doktoratura, një në ekonomi, tjetra në statistikë dhe demografi
-Deputete në Tiranë në 5 legjislatura që prej 1992
-Ministre në të gjitha qeveritë socialiste, e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë, ekonomisë, integrimit dhe zv/kryeministre