SHBA, gjenden tri vajza të rrëmbyera 10 vjet më parë
SHBA - Tre gra të reja, të cilat ishin zhdukur rreth një dekadë më parë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, janë gjetur të gjalla.
Amanda Berry ishte zhdukur në vitin 2003 në moshën 16-vjeçe, ndërsa Gina DeJesus një vit më vonë, në moshën 14-vjeçe. Ato dhe Michele Knight, 32-vjeçe, e cila është zhdukur në vitin 2002, janë gjetur në një shtëpi në qytetin Kleveland.
Policia ka bërë të ditur se tre burra janë arrestuar në lidhje me rastin. Po sipas policisë, tre të dyshuarit janë vëllezër dhe njëri prej tyre ka jetuar në shtëpinë ku janë gjetur vajzat. Rasti thuhet të jetë zbuluar nga fqinjët, të cilët kanë dëgjuar britma brenda shtëpisë.
Po ashtu thuhet se Berry ka përdorur dispeçerin për emergjenca në telefon për të kërkuar ndihmën e policisë.
Raportohet se së paku njëra nga vajzat ka një fëmijë.
Të gjitha ato ndodhen në spital në gjendje te qëndrueshme.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: SHBA, gjenden tri vajza të rrëmbyera 10-vjet më parë