E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Karburanti, jo depozita në Shëngjin

Kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikollë Lesi, në Komunën e Shëngjinit tha se menjëherë sapo të zgjidhet deputet i Qarkut të Lezhës do të urdhërojë heqjen e gjithë depozitave të karburantit në qytetin e Shëngjinit e zonën përreth. Shteti, theksoi Lesi, të kompensojë dëmshpërblimin e pronarëve të karburanteve, por qyteti të çlirohet nga rreziku i këtyre depove të rrezikshme. "Nëse qeveria e re nuk i heq, atëherë ai dhe disa kolegë të tij deputetë do të bllokojnë punimet e Parlamentit, pasi unë flas në emër të qytetarëve e jo disave", vazhdoi Lesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›