E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Votoni për të ardhmen e fëmijëve

Kandidatët për deputetë në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, e Bashkim Fino, u takuan me banorë të qytetit të Divjakës për të prezantuar programin e Partisë Socialiste. Ruçi theksoi se PS, do t‘i kushtojë një vëmendje të veçantë arsimimit dhe punësimit të të rinjve. Ruçi gjatë fjalës së tij në Divjakë është ndalur dhe tek ato përurime që i etiketon si mashtrime të Kryeministrit Berisha duke përuruar tre herë të njëjtin segment rrugor. Kjo, tha Ruçi, bëhet vetëm për t‘u hedhur hi syve banorëve të Divjakës, por ata janë të vetëdijshëm u shpreh ai për dështimet e kësaj qeverie: "Hidheni votën për Partinë Socialiste, jo vetëm për të votuar një njeri, por për të sjellë një alternativë të vërtetë në qeverisje, që të zgjidhë problemet tuaja", tha Ruçi. Hidheni votën e 28 qershorit, për PS, vijoi ai, jo për t‘i hedhur hi syve siç bën Kryeministri, që rrugën e Rremasit e përuron tri herë, në tri pika të ndryshme të saj. "Hidheni votën për Partinë Socialiste për të ardhmen e fëmijëve dhe për të ardhmen e familjes tuaj", insistoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›