Meta: LSI, faktor në formimin e qeverisë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kreu dje disa takime elektorale në qytetin e Cërrikut. Në këtë miting, Meta shoqërohej nga kandidati kryesues i listës së Qarkut të Elbasanit për LSI, Bujar Kllogjeri, si dhe nga analisti i njohur, Artur Zheji, kandidat i LSI-së në Durrës. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se "më 28 qershor fituesja e zgjedhjeve është e majta, sepse fituesja e vërtetë është LSI-ja, sepse ajo vendos shumicën e ardhshme parlamentare dhe ajo do të vendosë qeverinë e ardhshme". Jemi të sigurt, tha ai, se e majta dhe progresistët do të bashkohen më 29 qershor.