E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, Liqeni i Fierzës në kuotën maksimale

Reshjet e ditëve të fundit që përfshinë rajonin e Kukësit dhe më gjerë kanë mbajtur në nivel relativisht të lartë për stinën prurjet e ujit në lumin Drin. Sipas burimeve nga salla operative e Hidrocentralit të Fierzës, niveli i prurjeve në lumin Drin është aktualisht mbi 220 m3/sek, ndërsa liqeni ndodhet në kuotën 296 metra mbi nivelin e detit, që është edhe pika maksimale. Hidrocentrali i Fierzës vazhdon të punojë me dy turbina nga katër të mundshme, pasi në një turbinë po bëhet remont ndërsa tjetra mbahet në gatishmëri. Me shfrytëzimin e tanishëm të ujit nga hidrocentrali dhe me prurjet aktuale, liqeni ruan edhe për disa ditë në vazhdim kuotën maksimale, çka flet për një situatë pozitive hidroenergjetike të vendit. Tre hidrocentralet e tjerë në kaskadën e Drinit: Komani dhe Vau i Dejës punojnë me kapacitet të plotë dhe plotësojnë nevojat e vendit për energji.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›