Lesi: Lezhës i duhen deputetë kurajozë, jo frikacakë
Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, flet për zgjedhjet e 28 qershorit dhe rezultatin e tyre në Qarkun e Lezhës.
Zoti Lesi, përse rikandidoni prapë në zonën e Lezhës?
Kam lindur në Lezhë. Aty fillova gazetarinë dhe politikën. Në vitin 1991 nxora të parën gazetë të pavarur në Shqipëri pas rrëzimit të komunizmit, e cila siç dihet u bë universitet i gazetarisë shqiptare dhe vrau frikën e fillimit. Në vitin 1997 u futa në botën e politikës ku kam dhënë një kontribut të pamohueshëm për investime në qytetin tim dhe të zonës përreth. Gjatë këtyre 12 viteve në Parlament, jeta më mësoi shumë gjëra, të cilat dikur nuk i dija ose më saktë i thoshin, por nuk i besoja. Në Parlament, aty ku thonë se është "Kuvendi i Burrave", është "kuvendi i ujqërve". Atu duhet të dish të flasësh e të ruhesh kur duan të godasin politikisht për hir të kritikave që t‘i bën ndaj ministrave apo deputetëve të qarqeve mafioze. Në Parlament ka deputetë të ndershëm e shpirtmirë për popullin, deputetë mafiozë e kontrabandistë, deputetë të urtë e që nuk flasin njëherë për zonën e tyre, deputetë servilë e puthadorë, siç ka edhe deputetë që ia vlen t‘i dëgjosh për forcën e kurajës e të dëshirës për të rregulluar Shqipërinë. Pra ishte Lezha vendi ku fillova dy gjërat më të shtrenjta të jetës time profesionale; gazetarinë dhe politikën. Ndaj nuk ndahem nga Lezha ime. Nëse lezhjanët mendojnë të më nxjerrin në "pension" tani në moshën 46-vjeçare që është mosha më e bukur për një politikan, atëherë më mbetet të mendoj se ku kam gabuar me Lezhën time. Por unë mendoj se do të përfaqësoj krejt Qarkun e Lezhës, ku futen edhe Mirdita dhe Kurbini.
Keni deklaruar se do të ktheheni president i "Besëlidhjes". Kur dhe pse?
Ekipi i futbollit Besëlidhja është një pasion i viteve të para të fillim-karrierës time në Lezhë. Një pjesë të miliona lekëve të mija të fituara nga media ia kam dhënë Besëlidhjes dhe nuk kam bërë gabim. Asokohe stadiumi, kur isha president i ekipit mbushej plot e përplot dhe ishim në vendin e gjashtë të Superiores kur dhashë dorëheqjen, pasi ma kërkuan autoritetet lokale për interesat e tyre, të cilat më vonë rezultuan fatale për ekipin. Ika atëherë dhe po kthehem prapë me një ambicie të madhe; të rikthej ekipin në Superiore dhe të mbush stadiumin me tifozë. Të mbaroj punë me zgjedhjet më datë 28 dhe më pas më 29 jam në krye të ekipit.
Çfarë kërkon zoti Lesi nga lezhjanët?
Natyrisht të votojnë numrin tre në fletën e votimit ku është emri im dhe LDK. Sikur vetëm 5 mijë tifozë që bërtasin për Besëlidhjen të më votojnë, unë jam deputet më 28 dhe President i ekipit më 29!