E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, padi penale ndaj Topallit

Partia Demokristiane ka depozituar dje në Prokurorinë e Përgjithshme dy padi penale. Padia e parë është bërë për Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe padia e dytë është depozituar për Policinë e Shtetit. Sipas kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, padia është bërë për shkak të fyerjeve dhe shpifjeve që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka bërë në adresë të demokristianëve gjatë një takimi elektoral në fshatrat e Shkodrës. Ndoka tha se Kryetarja e Kuvendit, Topalli, dhe policia po nxisin urrejtjen nacionale mes PD-së dhe PDK-së. Kreu demokristian është shprehur se PDK-ja është e bindur t‘i shkojë deri në fund kësaj çështjeje për të vënë drejtësinë në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›