E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Ne ju garantojmë politika reformatore

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale në Bulgarec të Korçës. Ne jemi këtu, tha Milo, që jo vetëm t‘ju premtojmë, por ne jemi këtu që t‘ju japim mesazhe të qarta shpresëdhënëse, reale që nesër do të jetë ndryshe dhe që të bëhet ndryshe dhe në interesin tuaj është e domosdoshme që më 28 qershor, të votoni PDS, ta votoni fort, ta votoni në shumicë, sepse PDS do t‘jua shpërblejë nesër me politika reformatore, me politika konkrete në favorin tuaj dhe të së ardhmes të fëmijëve tuaj. "Fermerët e Bulgarecit dhe të gjithë Korçës, ashtu sikurse dhe të gjithë Shqipërisë do të gjejnë te PDS një forcë politike që mendon seriozisht që t‘ju vijë në ndihmë dhe në mbështetje nesër me politikat agrare që ne do të zbatojmë, të cilat nuk janë vetëm në letër, ne do t‘ju krijojmë mundësi konkrete për prodhimet tuaja bujqësore", tha Milo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›