“Çlirohen” rrugët, dërgohen ushqime me helikopterë, aksione në disa qarqe
15/02/2012 inistria e Brendshme dhe Forcat e Armatosura depërtojnë në zonat problematike
“Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme”. Kjo mësohet nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, që informoi mbi veprimtarinë e strukturave të angazhuara për përballimin e emergjencës civile të krijuar nga reshjet e dëborës. Ndërkaq, Forcat e Armatosura janë të angazhuara totalisht. Sipas Konjës, janë kryer fluturime dhe janë dërguar deri më tani 200 pako ushqimore në Pukë dhe Tropojë. Një prej helikopterëve të Forcave të Armatosura në kthim do të marrë edhe katër persona të bllokuar në Malzi, komuna Fierzë. Drejtoria e përgjithshme e Rezervave të Shtetit po dërgon ndërkohë në prefekturën Shkodër rreth 500 pako ushqimore. Sakaq, helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer katër fluturime ditën e sotme për emergjenca shëndetësore, konkretisht në Rrëshen, Vermosh, Pukë dhe Kala e Dodës dhe do të kryejë në vijim edhe një ndërhyrje për transport në Tropojë. Rrugët që kalohen me vështirësi janë autostrada Rruga e Kombit, Tiranë-Milot-Rrëshen-Kukës-Morinë dhe Ulëza-Burrel-Bulqizë-Peshkopi, ndërsa te të tjerat kalohet pa vështirësi. Në Kukës nga Brigada e Mbështetjes Rajonale u dërguan 8 forca dhe dy mjete (shevrolet, ambulancë). Vijuan fluturimet e dy helikopterëve në zonën e Pukës dhe kanë transportuar 1200 kg ndihma ushqimore, ndërsa një helikopter tjetër ka kryer fluturime në Gegaj, Tropojë dhe ka transportuar 400 kg ndihma ushqimore për banorët në nevojë. Në qytetin e Burrelit janë të angazhuar në operacion një mjet tip “IVECO” dhe një efektiv prej 20 personash për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe në ndihmë të komunitetit. Në Bulqizë një mjet tip “Buldozer” me zinxhirë vazhdon të punojë për zhbllokimin dhe mbajtjen në gjendje të kalueshme të rrugës nacionale. Në rrugën e Kombit janë të angazhuara dy borëpastruese. Strukturat e Forcave të Armatosura kanë dërguar mjete dhe forca për hapjen e rrugës Shkodër-Pukë dhe aksin rrugor Korçë-Dardhë. Aksionet vijojnë edhe në qarkun Elbasan.