E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Qeveria të reflektojë për listat zgjedhore

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shprehu dje shqetësimin për çështjet e infrastrukturës zgjedhore. "Sa u takon listave zgjedhore, ka mbaruar afati më datë 30, ndërkohë Ministria e Brendshme, të cilën e ngarkon ligji, ende nuk e ka çuar udhëzimin për qeverisjen vendore", u shpreh kryetarja e grupit, Valentina Leskaj. Sipas saj, çështja e kartave të identitetit mbetet proces kaotik, ku sot asnjë qytetar, asnjë banor i Republikës së Shqipërisë nuk ka marrë kartë identiteti. "Sot, me gjithë deklaratat, nuk kemi një plan të qartë për sa u përket shpërndarjes së kartave të identitetit dhe kjo rrezikon procesin", insistoi Leskaj. Socialistët vlerësojnë se qeveria duhet të reflektojë në mënyrë të menjëhershme për sa u takon listave zgjedhore dhe kartave të identitetit. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e djeshme, ka zgjedhur dy kandidatura për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashin dhe Artan Lazen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›