E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret kryeparlamentarin e Suedisë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka takuar dje Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas tij, të dy kryetarët kanë dhënë një konference të përbashkët për shtyp. Në fjalën e saj, Topalli theksoi se Shqipëria është pjesë e Evropës dhe ajo meriton të jetë pjesë e BE-së. Kjo deklaratë është mbështetur edhe nga kryetari i Parlamentit të Suedisë, i cili theksoi se "të gjitha partitë politike në Suedi mbështesin politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe kjo do të reflektohet gjatë Presidencës sonë të BE-së në 6-mujorin e ardhshëm". Shqipëria, vijoi ai, ka ecur shumë përpara dhe ka bërë transformime të mëdha. Është tashmë e qartë se, Shqipëria dhe Ballkani po shohin drejt së ardhmes. Të dy kryetarët theksuan se Shqipëria do të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. Por gjate kësaj konference për shtyp me homologun Suedez, Topalli, duke iu përgjigjur interesit të mediave në lidhje me deklaratën e Parlamentit slloven se nuk do të miratojë protokollin e NATO-s për Kroacinë, nga e cila mund ta pasojë dhe Shqipëria, kanë siguruar mediat se dje paradite ajo ka zhvilluar një telefonatë me kryetarin e Parlamentit slloven, nga i cili ka marrë konfirmimin se javën që vjen, deputetët e këtij Parlamenti do të miratojnë protokollin e NATO-s me Shqipërinë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›