Varfëria, qeveria dështon me strategjitë
Qeveria pranon dështimin me strategjitë e politikave sociale për të ulur nivelin e varfërisë. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka deklaruar dje në mbledhjen e qeverisë, se "Shqipëria mund të jetë i vetmi vend që nuk ka asnjë strehë për t‘u ofruar njerëzve në fatkeqësi. Shefi i qeverisë "kryqëzoi" me faj pushtetin vendor për apartamentet që ndërtohen për shtresat në nevojë. "Po të shkojmë të shohim se sa apartamente rezervë kanë qeverisjet vendore për të ofruar në raste fatkeqësish, do të konstatojmë se nuk ka të tilla", u shpreh Berisha. Kryeministri sugjeroi në mbledhjen e qeverisë, që bashkitë e mëdha mund të blinin 5, ose 10 apartamente rezervë jo në qendër, por në periferi të qytetit, për t‘ua ofruar njerëzve që kanë vërtet nevojë.
Megjithëse nuk e bëri për katër vjet në pushtet, kreu i qeverisë kërkoi nga ministrat e tij në prag të fushatës që të ngrihet një grup ndërministror për të ndihmuar familjet në nevojë. Sipas Berishës, grupi ndërministror do të shërbejë për të përcaktuar saktësisht dhe me transparencë të gjitha familjet me pamundësi reale ekonomike, si dhe për të dalë me propozime konkrete për ndryshimet e nevojshme të ligjeve dhe vendimeve ekzistuese për zgjidhjen e situatës së tyre.
Situata
Vlen të theksohet se rritja e pagave nga qeveria paralelisht me rritjen e çmimeve të tregut duket se ka rrëshqitur pa u vënë re në bilancin e buxhetit social, të llogaritur sipas Kryeministrit Berisha. Niveli i papunësisë vazhdon të mbetet i lartë në vendin tonë, çka nuk e vendos përgjegjësinë për "varfërinë e madhe" të shqiptarëve vetëm te pushteti lokal, por edhe te pushteti qendror.
Propozimet
"Ne rimbursojmë miliarda e miliarda lekë, por në radhë të parë duhet t‘ua adresojmë rimbursimin e plotë atyre që nuk mund të japin dot asnjë qindarkë. Skema e rimbursimit duhet të nisë në radhë të parë nga ata që janë në pamundësi të plotë ekonomike", u shpreh Kryeministri Berisha. Shefi i qeverisë theksoi se qeveria, në 4 vjet, ka rritur buxhetin social me 9.3 për qind. "Kjo është rritja më e madhe, një rritje prej 56 për qind, të cilën e kanë ndier në jetën e tyre të përditshme mbi 800 mijë familje shqiptare, e kanë ndier pensionistët në fshat, pensioni i të cilëve shkon drejt dyfishimit nga data 1 maj i këtij viti, e kanë ndier pensionistët në qytet, pensioni i të cilëve është rritur, sipas kategorive, nga 48 në 70 për qind. E kanë ndier rrogat e ulëta", tha Kryeministri. Gjithashtu shpjegoi në mbledhjen e qeverisë krijimin e një programi të ri social, i cili do të ketë si objektiv ndihmesën për ato familje në nevojë, të cilat, sipas tij, kanë ngelur jashtë vëmendjes së qeverisjes lokale. Berisha urdhëroi ngritjen e një grupi ndërministror, që do të nisë punën javën e ardhshme, me qëllim verifikimin e familjeve me probleme të thella sociale dhe përfshirjen e tyre në një skemë të re ndihme nga ana e shtetit, pasi, sipas Berishës, skema e mëparshme rezulton e dështuar kryesisht për shkak të abuzimeve.