Nis shpërndarja e letërnjoftimeve
Nis shpërndarja e letërnjoftimeve. Shefi i qeverisë ka shpërndarë dje kartën e parë të identitetit. Kryeministri Sali Berisha ka marrë në dorë kartën e parë të identitetit, e cila është prodhuar fill pas prerjes së shiritit për përurimin e Qendrës së Personalizimit të Kartave Biometrike të Identitetit dhe Pasaportave Elektronike. "Kjo është një ditë e shumëpritur. Ky projekt ka përbërë prioritetin absolut, ka kushtuar 30 milionë euro dhe është më cilësori i realizuar deri më tani", u shpreh Berisha. Firma "Sagem", në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit Amerikan për Shqipërinë, ka garantuar kreun e qeverisë shqiptare për prodhimin e 15 mijë kartave të identitetit në ditë.