E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, prangosen dy adoleshentë

Dy adoleshentë, shokë mes tyre, janë vënë në prangat e policisë së Fierit, pas disa ditësh kërkime. Rreth dy javë më parë ata kanë tentuar të qëllojnë me armë zjarri, dy bashkëmoshatarë, pas një grindjeje banale në lokalin e fshatit ku ata banojnë. Burimet zyrtare të Policisë Fier pohuan se Ilvan Zyka dhe Arbër Grëmbi, të dy 18 vjeç, nga fshati Mbrostar Ura, e komunës me të njëjtin emër në Rrethin e Fierit, në datën 30 maj të këtij viti, duke pirë me dy bashkëmoshatarët, Skerdi Veliu dhe Florian Kaja, janë grindur për motive banale dhe më pas kanë qëlluar me kallashnikov drejt tyre për t‘i trembur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›