Aksidentohet me vdekje emigrantja
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 18-vjeçareje nga Berati, emigrante në shtetin grek. Vajza mësohet se është aksidentuar, ndërsa kthehej nga një festë me shokët e saj, ndërkohë që trupi i pajetë ka mbërritur në qytetin e lindjes ku dhe është përcjellë dje për në banesën e fundit. Dafiola Shkurti, banore e lagjes "Jani Vrauho", mësohet se humbi jetën në Athinë tri ditë më parë. Burime të afërta të familjes thanë se 18- vjeçarja u aksidentua me makinë ndërsa udhëtonte me disa miq të saj pas kthimit nga festa e mbylljes e vitit shkollor. Adoleshentja jetonte me familjen e saj prej disa vitesh në Athinë.