Projektbuxheti Ligjet diskutojnë sot kërkesat e Kushtetueses dhe ILDKP-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Kuvendi vijon edhe sot diskutimet nen për nen të projektbuxhetit të vitit 2010. Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të diskutojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Ministrisë së Brendshme. Ndërsa në Komisionin e Sigurinë Kombëtare të ftuar të marrin pjesë janë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHISH.
Edhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka në diskutim shqyrtimin nen për nen të projektbuxhetit për vitin 2010. Ndërkohë pak ditë më parë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, por edhe vetë Ministria e Financave nuk ka pranuar asnjë kërkesë të Ina Ramës për shtim fondi ndaj organit të akuzës. Duke kuptuar mundësitë e Buxhetit të Shtetit, Ina Rama i ka kërkuar që të paktën vitin e parë, pra vitin e ardhshëm këtij institucioni ti miratohet një shtesë në personel prej 40 vetash. “Aktualisht në strukturën organike të sistemit të Prokurorisë janë të punësuar 806 punonjës. Ky numër për vitin 2010 duhet rritur me 40 punonjës”, - u shpreh kryeprokurorja Ina Rama. Por pavarësisht këmbënguljes së kryeprokurores, Ministria e Financave si hartuese e projekt-buxhetit ka qenë e prerë në qëndrimet e saj, për të mos bërë asnjë ndryshim nga ato që ishin parashikuar më parë. Kështu sa i përket shtimit të numrit të personelit Ministria e Financave ka deklaruar se nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në organikë, pasi kjo ka qenë një kërkesë e vjetër, që institucioni i prokurorisë e ka përsëritur çdo vit.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009