E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet punonjësi nga terminali i Rinasit

Punonjësi turk i një firme private është plagosur rëndë, pasi ka rrëshqitur nga terminali i Aeroportit të Rinasit, teksa ka qenë duke punuar. Hasan Kekec, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ka qenë duke punuar në lartësi, kur ka rrëshqitur. Megjithatë, kjo nuk ka kaluar nën hundën e policisë, e cila ka dërguar për ndjekje penale inxhinierin zbatues të firmës. Sipas të dhënave zyrtare, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Erion Avramin, 31 vjeç, inxhinier zbatues i firmës turke "Temsan", sepse në orën 10.30 në Rinas, në terminalin e aeroportit "Nënë Tereza", gjatë punës është aksidentuar duke rënë nga lartësia shtetasi turk Hasan Mehmet Kekec, 29 vjeç, punonjës i firmës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari ka marrë mjekimet e duhura dhe më pas ka dhënë deklaratën e tij për policinë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›