PD-PS, kryesitë e dy partive të mëdha miratojnë kandidatët
Partia Socialiste pritet të miratojë sot listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare. Ekipi prej 140 kandidatësh do t‘i paraqitet Kryesisë së PS-së nga kryetari i PS-së, i cili më parë, në konsultë me strukturat e në bazë ka përzgjedhur mes shumë propozimesh të ardhura. Sipas udhëzimit që parashikonte procedura e përzgjedhjes së kandidaturave, Kryesia është hapi i fundit ku kalojnë emrat. Në udhëzim parashikohej se kjo strukturë e lartë vendimmarrëse vlerëson dhe miraton listën e kandidatëve të paraqitur nga kreu i PS-së. Burime nga selia rozë konfirmuan se lista është thuajse gati dhe kreu i PS-së, gjatë ditës së djeshme, ka zhvilluar bisedimet e fundit me bashkëpunëtorët e tij për të plotësuar ekipin garues.
Burim i kandidaturave janë anëtarët e PS-së, shoqëria civile dhe rikonfirmimi i grupit parlamentar aktual. Në bazë të udhëzimeve, çdo anëtar i PS-së që përmbush kriteret e duhura ka të drejtë që të kërkojë kandidimin. Si fillim, strukturat e bazës socialiste, nën drejtimin e një prej anëtarëve të Kryesisë, ka përzgjedhur emrat që mund të jenë kandidaturë për deputetë. Nga ana tjetër, kryetari i PS-së ka zhvilluar bisedime për përzgjedhjen e figurave të ndryshme nga shoqëria civile. Baza socialiste në konsultim me kryetarin përcakton emrat që besohet se janë të vlerësueshëm në elektorat dhe që mund të sjellin fitoren. Sakaq, strukturat partiake nuk kanë të drejtë të propozojnë në këto lista emrat e deputetëve aktualë, pasi është përcaktuar se parimi i kësaj partie është rikonfigurimi i grupit parlamentar. Një pjesë e emrave janë përfolur mjaft së fundmi, edhe pse secili prej tyre mbetet i pakonfirmuar deri në momentin e miratimit nga ana e Kryesisë. Mes emrave të përfolur duket se kreu socialist ka bërë një gërshetim mes prurjeve të reja dhe figurave me peshë në parti. Dy ditë më parë, në prezantimin e programit, së bashku me Ramën, u ngjitën në skenë shumë figura të reja si: Rudina Seseri, Eglantina Gjermeni, deputetët aktualë si Malaj dhe Harasani, hartuesit e programit si Ledi Shamku, Ervin Bushati, Besnik Bare.
Pas dorëzimit të listës në KQZ, ky institucion duhet të bëjë verifikimin e të gjithë kandidatëve dhe në rast se vërehen probleme me dokumentacionin, vihet në dijeni partia për të bërë korrigjimin e duhur.
Konferenca e Tiranës
Caktohen kandidatët për kreun e PD-së
Në garë, Bumçi, Përnaska dhe Bojaxhi
Aldo Bumçi shkon drejt karriges së kreut të PD-së Tiranë. Në konferencën e Tiranës do të garojnë tre kandidatë, Aldo Bumçi, Lajla Përnaska dhe Gjergji Bojaxhi. Më favorit, por edhe më i preferuari i Kryeministrit Berisha është ish-ministri i kabinetit të tij, Aldo Bumçi. Nga gara për PD-në e Tiranës ka dhënë dorëheqjen Besnik Mustafaj, por kryesia ka lënë jashtë gare edhe kandidatët e tjerë të cilët kishin shprehur ambicien për të zëvendësuar Sokol Olldashin në postin e kryetarit të degës së PD-së Tiranë. Mbi këtë kandidatë do të bjerë edhe përgjegjësia më e madhe e zgjedhjeve të 28 qershorit për Qarkun e Tiranës. Ndërkohë që përpos kësaj përgjegjësie i zgjedhuri nga konferenca e sotme e PD-së që do të mbahet në orën 12.00 në Teatrin e Operës dhe baletit do të pozicionohet i dyti në listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Tiranës.
Kryesia
Kryetari i PD-së përzgjodhi dje në mesnatë kandidatët për 12 qarqe
Berisha dhe Topalli, kokë më kokë për listën e deputetëve
Përzgjidhen kandidatët që do të garojnë nën siglën e PD-së në 12 qarqet e vendit. Kryetari i PD-së ka mbledhur dje në mbrëmje kryesinë e vogël të demokratëve, ku bashkë me dy nënkryetarët, Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe sekretarin e përgjithshëm, Ridvan Bode, kanë përpiluar listën e kandidatëve në 12 qarqet e vendit. Burime nga selia e demokratëve pohojnë se kanë qenë rreth 300 emra të propozuar nga baza, por në mbledhjen e djeshme janë selektuar më pak se gjysma e tyre. Negociatat për hartimin e listës e cila do të dorëzohet në KQZ ditën e martë kanë vazhduar edhe pas mesnate, por do të mblidhet edhe gjatë ditës së sotme. Ndër emrat më të diskutuar për të qenë pjesë e garës kanë qenë ata të deputetëve aktualë, por edhe figura të tjera të cilat nuk kanë mundur dot të hyjnë në Parlament në legjislaturën e 17-të. Elvana Hana, Edith Harxhi dhe Marjeta Zaçe janë emrat që deri tani kanë aksionet më të larta brenda PD-së. Ndër emrat e tjerë të rinj që kanë garantuar një hyrje të sigurt dhe favorizuese në listën më të fundit të përpiluar nga selia blu janë: Arben Imami, Gjergji Bojaxhi, Andi Toma, Neritan Sejamini, Grid Rroji, Seit Dollapi, Gjergj Lezhja, Naim Gazidede, Myqerem Tafaj dhe Halit Shamata. Në të gdhirë të ditës së sotme, pritet të marrë fund edhe dilema se cilët do të jenë kandidatët me të cilët Partia Demokratike do t‘i prezantohet elektoratit. Kongresi elektoral i PD-së do të mbahet në datën 23 maj, dhe aty për herë të parë do të prezantohen në mënyrë zyrtare dhe të konfirmuar 140 kandidatët që do të garojnë për t‘u përfshirë në legjislaturën e 18-të të Kuvendit të Shqipërisë. Një tjetër detaj që vlen për t‘u theksuar është se për deputetët, apo delegatët e dërguar në rrethe të ndryshme të vendit nuk është domosdoshmërisht një kusht që ata të jenë të përfshirë në zonat ku kanë bërë fushatë. Qëndrimi, apo inspektimi i tyre në bazë, ka qenë një testim i partisë demokratike sesi janë komportuar ata tek elektorati. Beteja më e fortë e demokratëve ngelet kryeqyteti dhe Durrësi, ekskluzivitetin e listës së këtyre qarqeve e ka vetëm kryetari i PD-së, Shkodrën nënkryetarja Jozefina Topalli, ndërsa për nënkryetarin tjetër, Astrit Patozi, Qarku i Vlorës, i cili deri dje ka qenë i padiskutueshëm për të, ka gjasa për të ndryshuar, por sërish ai do të ngelet i pari në listë.
Selia blu
Rrezikohet shpërthimi i epidemisë "alla Mustafaj"
PD, kushte Berishës për listat e deputetëve
Partia Demokratike rrezikohet nga shpërthimi i një epidemie të llojit ‘Mustafaj‘. Një pjesë e mirë e deputetëve aktualë demokratë nëse surprizohen nga fakti se nuk janë në tri vendet e para në listat e kandidatëve për deputetë në qarqet përkatëse paralajmërojnë largimin nga Partia Demokratike. Asnjë prej deputetëve të selisë blu nuk e di se çfarë përmban lista e kandidatëve me të cilët do të përfaqësohen demokratët, pasi në PD, ky është ekskluzivitet vetëm i kryetarit Sali Berisha. Zërat në hije, presin të shpërthejnë menjëherë, pasi lista e PD-së të bëhet publike. Deri tani, kryetari i mazhorancës ka ditur të sfumojë me diplomaci dhe me heshtje kontradiktat që Partia Demokratike rrezikonte për përballje gjatë kohës së hartimit të listave. Burime pranë Kryeministrit Berisha bëjnë me dije se do të fshihen dhe sfumohen nga lista e deputetëve shumë emra aktualë që kanë përfaqësuar demokratët gjatë 4 viteve në Kuvend. Strukturat e PD-së, por edhe miqtë e afërt të Kryeministrit i kanë propozuar një listë emrash, por ende nuk kanë marrë një konfirmim nga kryetari i PD-së se cili do të jetë pozicioni i tyre në zgjedhjet e 28 qershorit.