E Diel, 1 Nëntor 2026

Antidroga, pranga tregtarit të heroinës

Një shpërndarës heroine ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur duke tregtuar drogë në Tiranë. Sipas policisë, është arrestuar Sandër Dapaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Valmir Seranin, 22 vjeç, banues në Tiranë. Këto akuza u ngritën ndaj dy personave, sepse në ora 16.00, në rrugën "Qemal Stafa", Dapaj i ka shitur Seranit 1.1 gramë lëndë narkotike heroinë dhe në banesë iu gjetën e u bllokuan në cilësinë e provës materiale 5.5 gramë të tjera, 1 peshore elektronike dhe 1 telefon celular. Ndërsa një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në Areco të Italisë, pasi është kapur teksa transportonte një sasi lënde narkotike. Sipas informacioneve të policisë së vendit fqinj, i riu u ndalua për një kontroll rutinë, por gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet edhe sasia e drogës. Sipas burimeve, bëhet fjalë për 1.5 kilogramë kokainë, e cila ishte ndarë në tri pako dhe ishte fshehur nën sediljen e makinës. Burimet shtojnë më tej se çështja do t‘iu kalojë agjentëve të antidrogës për të verifikuar rrjetin e drogës, ku bënte pjesë shqiptari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›