Mustafaj: Po iki përsëri, këtë herë edhe nga politika
Deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, largohet përfundimisht nga politika aktive, Partia Demokratike, por edhe nga gara për kreun e degës së PD-së, Tiranë. Ish-ministri i Jashtëm tërhiqet nga politika, pas përplasjes me kreun e PD-së, Sali Berisha, në prillin e vitit 2007, kur u largua nga karrigia e kryediplomatit me motivin "Jam i lodhur". Vendimi sipas Mustafajt, vjen për shkak të mungesës së transparencës, debatit të brendshëm dhe mosrespektimit të statutit të PD-së, për një garë që sipas tij, duhet të ishte e ndershme. "Më ka ikur frymëzimi dhe pasioni për politikën", u shpreh me ironi ish-shefi i diplomacisë. Disa ditë më parë, deputeti Mustafaj paralajmëroi edhe largimin e tij nga politika në rast se zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së Tiranë do të bëheshin në kundërshtim me statutin e PD-së. Pasi shpjegon arsyet e largimit, Mustafaj deklaron, se nuk do të jetë pjesë e listave me asnjë parti, të paktën në këto zgjedhje. Por ai nuk ka përjashtuar rikthimin në politikë në një të ardhme të papërcaktuar.
"Divorci" me Berishën
Ftohja e marrëdhënieve mes Berishës dhe Mustafajt ka pasur diçka të fortë në mes që i ka dhënë fund përfundimisht një miqësie që ka lindur që në fëmijërinë e tyre dhe ka zgjatur deri në vitin 2007 kur Besnik Mustafaj u largua nga posti i ministrit të Jashtëm. Goditja më e fortë që pasoi krizën e marrëdhënies Berisha-Mustafaj ishte tifozlliku i drejtpërdrejtë që Kryeministri bëri pak ditë më parë për emrin e kreut të ri të PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, duke inteferuar brenda garës në Partinë Demokratike, pjesë e së cilës ishte edhe deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj. Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se gjatë gjithë kësaj kohe, Kryeministri Berisha nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-mikun e tij të vjetër, duke e lënë jashtë çdo vendimmarrjeje të rëndësishme që ndodh brenda kampit blu. Duke lënë postin e shefit të diplomacisë shqiptare, Mustafaj, bëri me dije se është i lodhur duke mos dhënë detaje më konkrete që sollën dorëheqjen e tij. Pak muaj më vonë, Mustafaj thyhen heshtjen duke treguar krisjen e miqësisë shumëvjeçare me shefin e ekzekutivit, me frazën "Berisha nuk është më miku im". Deputeti Mustafaj e konsideroi një miqësi të prishur, raportin me Kryeministrin Berisha dhe asnjë nga protagonistët nuk foli kurrë për arsyet e vërteta e konkrete të kësaj shoqërie të vjetër të marrë fund. Në shtator të vitit të kaluar, Besnik Mustafaj, shpalli ambicien për drejtimin e PD-së në Tiranë, por as Berisha dhe as njerëzit rrotull tij, nuk e pritën mirë këtë lëvizje. Pas muajsh të gjatë heshtjeje, Kryeministri Berisha deklaroi se preferonte Aldo Bumçin, në krye të degës së kryeqytetit, e kur Mustafaj kritikoi këtë vlerësim si shkelje e barazisë së garës, atij iu hoq dhe posti i sekretarit të marrëdhënieve me jashtë në PD.
Përplasjet u përshkallëzuan edhe me kreun aktual të PD-së Tiranë, Sokol Olldashi. Deputeti Besnik Mustafaj e ka cilësuar Sokol Olldashin si "një lojtar të vogël dhe intrigant i pavlerë". Gjithashtu, deputeti Mustafaj u pozicionua edhe kundër KOP-it, duke theksuar se Komiteti i Orientimit të Politikave përfitoi nga pushteti. Duke dhënë lajmin e largimit nga politika, deputeti Mustafaj theksoi se "Po mbyll kështu sot një jetë politike dhe publike 20-vjeçare. Kam të drejtë të bëj me këtë rast edhe një bilanc të shpejtë. Pa u zgjatur, ndihem krenar para familjes time në radhë të parë, para dy djemve të mi, bashkëshortes, prindërve të mi të moshuar, dy vëllezërve të mi, tre nipërve dhe dy mbesave, të cilëve nuk u kam lënë asnjë njollë, që do t‘i detyronte të rrinin kokulur".