PD, aleancë edhe me parti "fantazma"
"Aleanca e Ndryshimit", koalicioni që drejtohet nga Partia Demokratike, përbëhet nga 17 parti, 9 prej të cilave janë të panjohura për elektoratin shqiptar. Me dëshirën për të bërë një koalicion të gjerë, PD-ja ka mbledhur rreth vetes parti "fantazmë", rezultatet e të cilave nuk kalojnë as 1% të votave referuar zgjedhjeve të fundit lokaleve të 2007-ës. Mes tyre ka parti që nuk kanë garuar fare në këto zgjedhje, ose parti që janë krijuar pas zgjedhjeve të fundit vendore. Simbolet, logot, por edhe krerët e tyre janë të panjohura, ndaj mbështetja e tyre në elektorat është e pakonsiderueshme. Duke marrë parasysh tabelën e votave të proporcionalit në rang vendi në zgjedhjet e 2007-ës, gjashtë prej këtyre partive nuk kanë marrë as 1% të votave, dy janë krijuar në dy vitet e fundit dhe një tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë garë zgjedhore. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian ka marrë 0.8%, Partia Demokracia e Re Evropiane 0.05% të votave, Partia Forca Albania nuk figuron në tabelën e rezultateve, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 0.04%,
Partia Balli Kombëtar Demokrat 0.58% dhe Partia Rruga e Vërtet Shqiptare nuk figuron në tabelën e rezultateve. E vetmja parti aleate që ka kaluar 5% të votave është Partia Republikane, ndërsa
Partia e Agrare Ambientaliste ka marrë 3.72%, Aleanca Demokratike 3.62%, Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka marrë 1.85% dhe Partia për Drejtësi e Integrim 1.18%. Në koalicion bëjnë pjesë dy parti që janë krijuar në dy vitet e fundit dhe që nuk kanë kaluar ndonjë provë zgjedhore, Lidhja Demokristiane Shqiptare
Aleanca për Demokraci e Solidaritet. Partia Ora e Shqipërisë, pjesë e këtij koalicioni, nuk figuron në listën e partive që kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 2007-ës.
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, partitë e vogla kanë lidhur marrëveshje me partitë e mëdha. Gara zgjedhore, edhe pse në një koalicion, do të zhvillohet individualisht dhe vetëm në rast fitoreje do të bëhet bashkimi i votave për të siguruar sa më shumë vende në Parlament. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar katër koalicione. Koalicioni më i madh është ai i kryesuar nga Partia Demokratike me 17 parti parlamentare dhe jo parlamentare. "Bashkimi për Ndryshim" është koalicioni që kryesohet nga Partia Socialiste dhe në të bëjnë pjesë Partia Social Demokrate, Partia e Bashkimit dhe të Drejtave të Njeriut, Partia Demokracia Sociale, si dhe Grupimi 99. Brenda së djathtës është krijuar një tjetër koalicion, "Poli i Lirisë", që përbëhet nga Partia Demokristiane, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,
Partia Bashkimi Demokrat, Partia Konservatore, Partia Rruga e Lirisë dhe Partia e Reformave Demokratike. "Aleanca Socialiste Për Integrim" përbëhet nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Lëvizja për të drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia Socialiste e Vërtet 91, Partia e Gjelbër, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia Toleranca e Re e Shqipërisë. Në prag të këtyre zgjedhjeve, katër koalicionet e konfiguruara kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi edhe me shoqata e sindikata, si ajo e pensionistëve, ish-pronarëve e ish të përndjekurve etj.
Aleanca e Ndryshimit
1. Partia Demokratike 20.60%
2. Partia Republikane 5.74%
3. Partia e Agrare Ambientaliste 3.72%
4. Partia Aleanca Demokratike 3.62%
5. Partia Aleanca për Demokraci & Solidaritet, e sapokrijuar
6. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 1.85%
7. Partia për Drejtësi & Integrim 1.18%
8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare nuk ishte krijuar
9. Partia Lëvizja e Legalitetit 2.11%
10. Partia Balli Kombëtar Demokrat 0.58%
11. Partia Balli Kombëtar 1.34%
12. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian 0.8%
13. Partia Demokracia e Re Evropiane 0.05%
14. Partia Forca Albania - nuk figuron në tabelën e rezultateve
15. Partia e të Drejtave të Mohuara - e Re 0.04%
16. Partia Rruga e Vërtet Shqiptare - nuk figuron në tabelën e rezultateve
17. Partia Ora e Shqipërisë nuk rezulton në zgjedhjet e 2007-ës