E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Ruli vlerëson rolin e Autoritetit të Konkurrencës

04/03/2009  Dita e Konkurrencës

Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, vlerësoi dje rolin që ka luajtur Autoriteti i Konkurrencës në ekzistencën e tregjeve në dobi të konsumatorëve. Deklarata është bërë gjatë punimeve të konferencës “Konkurrenca në ekonomitë e vogla dhe informale”, organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës. “Ndërhyrjet kanë sjellë hapjen e tregut si dhe gjallërimin e konkurrencës dhe një përdorim më eficient të parave të taksapaguesve dhe nga ana tjetër Autoriteti i Konkurrencës përmes mekanizmave po ndikon gjithnjë e më shumë në ekzistencën e tregjeve produkteve dhe shërbimeve në vend në dobi të konsumatorëve shqiptarë”, - tha kreu i METE-s. Ai inkurajoi ndërhyrjet e autoritetit në tregje thelbësore, si atë të telefonisë fikse dhe asaj mobile, e prodhimit të bukës apo betonit. “Tregu shqiptar është veçanërisht i vogël dhe përqendrimet e aktiviteteve tregtare në duar të pak lojtarëve ndodhin mjaft lehtë, por kanë një ndikim mjaft të madh tek konsumatori final apo qytetarët e këtij vendi, të cilët ashtu si edhe qytetarët evropianë kanë të drejtë për produkte në një treg konkurrent”, - theksoi ministri, sipas të cilit Shqipëria është sot një treg gjithnjë e më pak informal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›