E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Privatizimet, të ardhurat për ish të përndjekurit

Ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës, deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, ka sugjeruar dje në komision që një pjesë e të ardhurave nga privatizimet të shkojnë për shtresën e të përndjekurve politikë. Pasi dëgjoi nga ministri Bode se këtë veprim nuk e lejon FMN-ja, Leskaj shtoi se 20% e të ardhurave duhet të shkojnë për ish të përndjekurit politikë, 40% për borxhet dhe 40% për investimet. Por ministri tha se mund të bëhet që nga pjesa e investimeve disa fonde të shkojnë për ish të përndjekurit, ndërsa nivelin e shlyerjes së borxhit të lemë të pandryshuar. Megjithatë u la që amendamenti i Leskajt të kalojë për votim në seancë plenare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›