Studentët e "Ismail Qemalit" në protestë
Studentët e Universitetit "Ismail Qemali", në Vlorë, sërish janë bashkuar dje, në një protestë masive. Pas paralajmërimeve për bojkot, studentët kanë braktisur auditorët, duke u mbledhur në sheshin para godinës universitare. "Eksperimentim me studentët - shkencë e gabuar". Ka qenë ky paralajmërimi i studentëve, vendosur në parullën qendrore.
"Ne do të vijojmë bojkotin deri në pritje të përgjigjes së shkruar thanë përfaqësuesit e këshillit studentor. Nuk duam përgjigje me fjalë, por vetëm të shkruar. Ata iu drejtuan senatit si organ vendimmarrës të mblidhej dhe të jepte përgjigje.
Përfaqësues të degëve të Gjuhë-Letërsisë, Anglisht, Drejtësi, Biznes e Turizëm, kanë konfirmuar se i bashkohen tërësisht protestës së nisur, duke i kërkuar rektorit të reagonte. Fakti që rektori shumë herë largohet në Amerikë, është komentuar shumë nga studentët, të cilët e kanë quajtur rektorin tashmë një "rektor me korrespondencë".
Studentët kanë arritur deri të sjellin fakte të protestave të mëparshme studentore. "Në ‘91-shin ishte pikërisht lëvizja studentore që përmbysi deri qeverinë. Në ‘97-ën për herë të dytë studentët treguan se nuk kanë frikë me protestën e tyre. Për herë të tretë, ne po tregojmë se jemi aq të fuqishëm, sa të përmbysim një rregullore që s‘e duam. Prej orës 8 të mëngjesit, studentët kanë nisur bojkotin, për të kulmuar në orën 10 të paradites, në protestën e tyre paqësore me pëllumba, fishekzjarr e muzikë, ndërkohë që thanë se do të qëndrojnë të bashkuar në shesh, derisa të marrin përgjigjen zyrtare.
Ndër të tjera, studentët dje kanë denoncuar me emra pedagogët që u kanë bërë presion, duke filluar nga emrat e zëvendësrektorit Engjëll Liçaj, përgjegjësen e departamentit të biznesit, Luçiana Kabello e pedagogen Ylldes Sokoli. "Na kanë bërë presion se nuk do të marrim provimet e na kanë treguar rrugët e Italisë", tha kryetari i këshillit studentor, Viktor Lagji.