Plazhi i Divjakës mbushet me plehra
Plehrat e Divjakës groposen buzë detit, vetëm 20 metra larg bregut. Kamera e "Fiks Fare" solli fakte nga shkatërrimi që po i bëhet bregdetit në zonën e Divjakës, por kësaj radhe jo nga ndërtimet pa leje, por nga mbeturinat.
Pirgje të pafund mbeturinash të zë syri sapo zbret në plazhin e Divjakës, i cili ka një gjatësi prej 23 kilometrash dhe një gjerësi që shkon deri edhe në 100 metra.
Në të gjithë brezin e rërës, që në gjuhën e tyre vendasit e quajnë "kum", janë hapur kanale, ku groposen plehrat. Mbeturinat duken sheshit, vetëm pushteti vendor nuk ka arritur t‘i dallojë.
Violeta Gjeçi, drejtoreshë e Ndërmarrjes Komunale të Divjakës, thotë që janë pastruar plehrat e plazhit. Ajo ka marrë të gjitha masat që zona e plazhit të jetë e pastruar. Pretendon që ndërmarrja që ajo drejton i hedh mbeturinat në vendin e caktuar dhe në asnjë mënyrë nuk i gropos buzë detit.
Në këtë debat me drejtoreshën e Ndërmarrjes Komunale të Divjakës, grupi i xhirimit i "Fiks Fare" arrin që ta bindë, ta marrë me vete dhe ta shohin situatën në vend.
Kur zonja Gjeçi shkon në plazh befasohet, sepse plehrat dhe kanalet e mbushura me to janë kudo.
"Aaa, këto kanë më shumë se një vit. Nuk besoj se janë bërë brenda një viti gjithë këto plehra", mundohet të shfajësohet drejtoresha e Ndërmarrjes Komunale, e cila më pas premton se plehrat do të pastrohen shumë shpejt.