PS:Ministria e Arsimit po djeg 2/3 e fondeve
Kryetarja e Komisioni të Edukimit në Partinë Socialiste, Ledi Shamku, deklaroi dje se sistemi arsimor në Shqipëri është zhytur tashmë në një krizë të thellë funksionale e identitare. "Vitin e ardhshëm, krahasuar me sivjet, fondi për arsimin bazë ulet nga 57.9% në 54.4, fondi për arsimin e mesëm të përgjithshëm gjithashtu ulet nga 12.5% në 12.2, fondi për arsimin profesional, varrën e hapur të sistemit tonë arsimor, ulet nga 6.8% në 6.2", theksoi Shamku. Më tej, ajo ka akuzuar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit se deri në fillim të tetorit, ky institucion realizoi vetëm 37 për qind të buxhetit të caktuar për investime në arsim, çka do të thotë se plot 2/3 e fondeve, që kjo qeveri dha për arsimin, rrezikojnë të digjen.