E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Nuk ka pasur votim në Këshillin Bashkiak të Korçës

>Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili ka bërë sqaruar situatën e krijuar në lidhje me votimin e p/buxhetit në Këshillin Bashkiak të Korçës. Ai ka theksuar se në këtë bashki nuk ka pasur asnjë votim për shkak të mos arritjes së kuorumit, sepse këshilltari i Aleancës Demokratike që bën pjesë në grupin e majtë, nuk mori pjesë në votim. Ai e ka cilësuar gjendjen e krijuar si një tymnajë qesharake. E gjithë kjo tymnajë krejtësisht qesharake dhe butaforike nuk ka si qëllim të mbrojë as buxhetin e Korçës dhe qytetarët e këtij qyteti, por kërkon të krijojë një fokus të ri artificial dhe të tërheqë vëmendjen nga problemet e rënda dhe shpërdorimet e mëdha të buxhetit të 2008-ës nga Bashkia e Tiranës, e cila nuk jep asnjë informacion dhe nuk raporton dhe presionin tjetër krejtësisht artificial për të miratuar krejtësisht në mënyrë jo transparente, por me të njëjtin sens të fortë abuziv, korruptiv dhe shpërdorues edhe buxhetin e 2009-ës në prag të mbledhjes së nesërme të Këshillit Bashkiak. Gjatë fjalës së tij ai ka sqaruar edhe pozicionin e partisë që ai përfaqëson. E vërteta është se këshilltarët e LSI-së në këtë bashki kanë votuar "Pro" këtë p/buxhet në komisionin e Financave, ku ai përgatitej për të kaluar në seancë plenare dhe nuk kanë pasur asnjë qëndrim të ndryshëm politik nga pjesa tjetër e grupit të majtë, dhe falë qëndrimit të këshilltarëve të LSI-së ky p/buxhet ka kaluar në seancë. Vasili e ka cilësuar qesharake pozicionin e zëdhënëses së Ramës, znj. Kodheli, e cila flet dhe eksitohet për bashkime votash PD-LSI, ndërkohë që vetë Kryetari i Bashkisë së Korçës ka pranuar publikisht që nuk ka pasur votim si pasojë e këtij kuorumi të nevojshëm dhe njëkohësisht ka pohuar po vetë që këshilltari i PAD-së, që bënte diferencën në këtë këshill, nuk ka marrë pjesë në votim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›