E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Sfida jonë, zgjedhjet e lira

 

Kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj deklaroi se “partia që përfaqëson nuk ka qenë opozitë refuzuese, por ofruese në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO”. Ajo shtoi se “Shqipëria duhet thënë se mbetet në rolin e saj tashmë të konsoliduar si faktor stabiliteti në rajon”. “Zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit, që vijnë menjëherë pas Samitit të Strasburgut, janë prova e parë e seriozitetit. Në fakt ne ende sot diskutojmë për cilësinë e zgjedhjeve, pasi nuk e kemi garancinë që do kemi zgjedhje në standarde, për sa kohë që ka probleme lidhur me infrastrukturën e sidomos me kartat e identitetit. Natyrisht zgjedhjet janë më imediatet, po jo të vetmet. Sfida ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimi i ligjit, raportet me institucionet e pavarura mbeten sfida jonë afatgjatë”, deklaroi Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›