Topalli: Ky është një fillim i ri
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se anëtarësimi në NATO është një fillim i ri për historinë e Shqipërisë. “Jam krejt i sigurt se do të tregojmë se së bashku me amerikanë e evropianë, me vendet e Balltikut të Veriut, me Turqinë, jemi gati të takohemi me sfidat dhe premtimet e shekullit të 21-të. Ky është një fillim i ri në historinë tonë, me përpjekje mijëvjeçare për liri, paqe, stabilitet, mirëqenie e siguri”, tha Topalli. Kryeparlamentarja theksoi se “Imazhi ynë ka ndryshuar por mbi të gjitha këtë besim ne e vlerësuam si një sfidë për të thelluar më shumë reformat, për të rritur ekonominë, për të modernizuar shtetin tonë. Ne sot flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne jemi krenarë që kemi kontribuar në Irak, në Bosnje Hercegovinë dhe që kontribuojmë e do rrisim kontributin në Afganistan”.