E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Të dalim nga kriza

Prishtinë - Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, në Qarkun Elbasan, u ka thënë banorëve të komunës Karinë, se qeveria e Sali Berishës nuk ka mbajtur pjesën dërrmuese të premtimeve, ndaj më 28 qershor, duhet të largohet me votë. Leskaj ka siguruar banorët e Karinës, se Partia Socialiste ka një program serioz për të nxjerrë vendin nga kriza, ku e ka futur kjo mazhorancë.

“Kryeministri shkoi me disa makineri në Gramsh, te gryka e Banjës për të inauguruar punimet për hidrocentralin. Në parlamentin shqiptar është miratuar një marrëveshje, për koncesionin e HEC-it të Banjës dhe në marrëveshje është e shkruar, e zeza mbi të bardhë, që punimet në HEC-in e Banjës do të fillojnë pas 60 muajsh, që i bie pas 5 vjetësh. Kryeministri shkoi dje, filloi inaugurimet. Unë do t’ju lutesha sot, që të shkonit e të shikonit sot po patë një makineri. Çoi dje disa makineri, bëri deklaratën dhe sot nuk ka asnjë makineri, asnjë këmbë njeriu atje.”-tha Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›