Berisha: Kam qenë mik me Hysni Kapon, Simon Stefanin dhe Haki Toskën, por jo me Enver Hoxhën

- Keni studiuar në Medrese?
Kam vazhduar katër vjet në mjekësi, godia e së cilës në atë koha ka qenë ndërtesa e Medresesë. Në fillim më dhanë një bursë për jashtë vendit, por ma morën pa rënë në tokë dhe më thanë se do të ishte për diplomaci, nuk arrita ta shkoja. Në atë moshë më ofruan për shkollë mjekësor në Tiranë, erdha këtu. Por, pasioni im më i zjarrtë ishte letërsia por nuk kishte mundësi ishin të pakta gjimnazet me konvikte për këtë degë dhe mu dha një tjetër shkollë. Në këtë shkollë 80% të shkollës lidhjen e kisha me letërsinë. Kam pasur mësues të shkëlqyer që nga mësuesi i klasës së parë që nuk e kam takuar kurrë më. Kam pasur raport të veçantë me ta.
- Sa e vështirë ka qenë për një djalë 14 vjeçar, të lindur në një rreth të izoluar si Tropoja, të përballonte jetën e kryeqytetit të Tiranës?
Ka qenë e vështirë sepse komunikimi ishte i vështirë. Udhëtoja 12 orë, por udhëtimi ishte tepër i vështirë. Shkëputeshe nga familja dhe jetoje një jetë kolektive në konvikt, që na kujtonin romanet e Dikensit. Një ushqim i pakonceptueshëm. Në fillim haseshin vështirësi të mëdha, por kishte aspektin e kolektivitetin e miqësisë së fëmijëve, të një dashurie për njëri- tjetrin.
- Si ishte Tirana e viteve 60? A kishte ardhur momenti që jetonin në një regjim represiv?
Kam ardhur në Tiranë në vitet 58, rruga e Barrikadave ishte me butikë privatë, me lokale për ushqim, ishte Pazari i Vjetër me restorante të mrekullueshme, përsa i përket shijes. Tirana ishte një treg privat, kishte një furnizim, pastaj Tirana u përtha dhe ato xhama dyqanesh u mbyllën me kompensata dhe Tirana evoluoi jo në drejtim të zhvillimit, por drejt një regresi tepër të madh.
- Gjatë kohës që ishit konviktor i shkollës së mesme, jeni ndjerë i përbuzur nga jeta e Tiranës, ngaqë vinit nga Veriu?
Nuk jam ndjerë, kam qenë tepër i lidhur me kulturën, artin, dhe kam pasuar lidhje me shumë shkrimtarë. Jam njeri që kam ndjekur pasionet e mia. Kam dashur shumë letërsinë por kam vendosur në fëmijërinë më të hershme të mos shkruaja. Kam shkruar vjersha e tregime dhe e shihja që ishin të stisur nga mendja dhe e lija. Shkrova një tregim disa herë e kuptova që ishte i stisur dhe vendosa të mos shkruaja më, ky është një vendim tepër i hershëm dhe i drejtë.
- Ku u punësuat pas mbarimit të universitetit?
U emërova asistent në Fakultetin e Mjekësisë, kisha tepër dëshirë pediatri dhe ndiqja me tepër interes Selaudin Bekteshin, por ishte e pamundur për të kaluar në katedrën e pediatrisë ndaj dhe kam kaluar në kardiologji, që ishte tepër e dashur për mua. Fiziologjia patologjike, përbente fushën më të rëndësishme për mua.
Kur u anëtarësuat në PPSH dhe pse?
Pas pushtimit të Çekisë në vitin 1968, e cila ishte një ngjarje që më ka ndikuar thellësisht. E ndiqnim me shumë interes pranverën Pragës. I përkisja atyre të rinjve, që e kam përjetuar me shumë kënaqësi prishjen me Bashkimin Sovjetik, sepse kishte një lloj justifikimi tepë të neveritshëm në atë periudhë. Po të marrim gjuhën tonë, ka neologjizma neolatine dhe një mori e tërë shqiptarësh, që shkuan të studiojnë në Moskë filluan të marrin neologjizma sllave. Nuk mund të them se kisha ndikim familjar të Kosovës, familja ime ka qenë patriotike dhe kishte ndikimin e vet në këtë aspekt. E papranueshme ishte fryma rusifikuese, ishte gjithnjë shpresë se ndarja me Bashkimin Sovjetik do na çonte drejt Perëndimit. Ky ka qenë faktor i dytë për tu anëtarësuar asnjë faktor tjetër. Këta dy faktorë, kanë qenë një shtysë. Pasi u prishëm me rusët fillo një lloj hapje. Transmetohej Mami blu, filluan të shfaqen filma italian, ishin disa shenjëza. Duke pasur parasysh, që Çekia kishte një shpresë se ne po shkonim drejt Perëndimit, në fakt ishte një zhgënjim i tmerrshëm se shkuam drejt revolucionit kinez.
- Keni besuar tek komunizmi?
Nuk e kam parë si mundësi për karrierë, sepse kam pasur karrierë profesionale. Kam besuar tek shtytja që mund të bëhej për të ecur drejt hapjes. Flitej se Shqipëria do të pushtohej e dyta pas Çekisë dhe e konsideroja apokalipsin, kam qenë i përkushtuar në njohuritë e mia ushtarake modeste. Kisha dyshimet e mia, se mund të kishte grupe që mund ta dëshironin, këtë gjë. Nuk është se kam qenë anti-rus.
- Kur ka qenë momenti i parë që keni dyshuar tek regjmi komunist?
Pas plenumit të katërt, ishte një faqe e zezë. Ismaili shkroi Dimrin e vetmisë së madhe, dhe vepra e tij më kujtonte pjesë të Hygosë, që u bë objekt debati, ta djegim tek kjo shtyllë, ta djegim tek ajo shtyllë. Të gjitha i menaxhonte diktatori, që hiqej nga njëra anë sikur po i përballonte dhe nga ana tjetër priste koka. Filloi të sulmonte klasikëk e letërsisë dhe të muzikës, filloi dramë e madhe. Erdhën duke u shtuar dhe për të gjetur momentin që unë ti kundërvihesha.
- Flisnit me miqtë tuaj?
Flisnim dhe nuk kemi pasur censurë me njëri-tjetrin. Mund të kemi diskutuar çfarëdo që të donim, por nuk kemi pasur censurë mes njëri-tjetrit.
- Kur e keni njohur gruan tuaj?
E kam njohur studente, ka qenë studente imja, por për etikë pedagogu pasi ka mbarur vitin e studimit me mua, kam bërë demarshet e mia. Mesatarisht të vështira, por jo gjatë vitit që kam dhënë mësim, kam ruajtur etikën e pedagogut.
-Në atë kohë që ishit student kanë qenë femrat pasioni juaj?
Pasion i papërmbajtur kanë qenë librat. Njeriu nuk mund të ketë shumë pasione të papërmbajtura. Ecja ka qenë një tjetër pasion real. Kam qenë i fortë në ecje. Ka ecje dinamike dhe statike.
-Keni qenë ekip i mjekëve të Enver Hoxhës?
Nuk kam qenë kurrë anëtar i atij ekipi, kolegët dhe miqtë e mi më të afërt kanë qenë. Ai e përcaktonte vet ekipin dhe nuk ka kërkuar kurrë të vizitohej prej meje, në rast se do kishte kërkuar, sigurisht që do e vizitoja. Ka një kod të mjekut, nuk kam qenë se nuk më ka kërkuar.
- E keni njohur personalisht Enver Hoxhën?
Nuk e kam njohur personalisht, kam njohur udhëheqësit e tjerë, Hysni Kapon, që më kanë thirrur për ta vizituar, Simon Stefanin dhe Haki Toskën. Kam takuar Ramiz Alinë, por nuk kam pranuar të shkëputem nga fakulteti.
- A e mendonit në vitet 80 që jeta juaj do të kulmonte me një karrierë në politike?
Kam menduar të dal kundër regjimit, se isha i bindur se nuk kisha bërë atë që duhej të bëja. Kisha qenë njeri që kisha shëtitur kisha njohur edhe me lexime vlera të shoqërive perëndimore. Kam pasur vështirësitë e mia, duhet të bëja sistemim të familjes para se të merrja një vendim.Vendimin e kam marrë bashkë me fëmijët dhe gruan, në vitin 87. Ka qenë një debat disamujor brenda familjes.
-Politika pasion juaja?
Jo, thjesht për tu kundërvënë, nuk kam menduar kurrë se do të merresha me politikë. Situata ishte tepër dramatike. Shkoj në Tropojë dhe u hasa me sëmundjet e kequshqyerjes, situata u bë e patolerueshme. I bindur se çdo variant tjetër është më i mirë se ai që kisha, çdo gjë më ishte zverdhur, nuk kisha atë pasionin e parë për punën.
-Po në vitin 90, kishit bërë tentativa për krijimin e një force politike?
Asnjë tentativë. Në këtë vit pata mundësi fal miqve të mi të botojë në gazetën Drita, një shkrim që morri më pas dhen. Isha i vendosur të vazhdoja, nuk duhet menduar se fillimi i vitit 90 ishte shpresëdhënës se qarkullonte një teori se Shqipëria do të mbetet si Kuba, ta shohin gjithë bota se çfarë është socializmi. Kishte konformizëm nga ana e inteligjencës. Në 20 qershor Petrit Skendi më njofton, do të bëjmë një diskutim për revistën Bordi dhe Jeta. I them, se do të shkoja vetëm nëse diskutoja sipas mendimit tim. Fillova me pluralizmin. Kërcitën karriget dhe tre-katër veta u larguan nga mbledhja për termin pluralizëm, por unë vazhdova dhe e mbylla fjalën time dhe më pas shkrova një artikull të dytë që u botua në gazetën Bashkimi. Para saj u zhvillua takimi me Ramiz Alinë.
-Angazhimin tuaj në lëvizjen e studentëve? Si ka ndodhur?
Jam kthyer nga Italia ku kam qenë i deleguar i Organizatës së Shëndetësisë për Europën ditën e shtunë dhe të dielën kisha lënë një takim dhe duke pirë k