Topalli: Në mandatin tonë të dytë do ulim taksat për biznesin familjar
Kandidatët e Partisë demokratike vijojnë takimet e tyre në zona të ndryshme të vendit. Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Shkodrës ku dhe kryeson listën e kandidatëve të PD, ku është takuar më tregtarët e këtij qyteti. Gjatë bashkëbisedimit me kryeparlamentaren tregtarët kanë shprehur vlerësimin e tyre mbi uljen e taksave si dhe rritjen e fuqisë blerëse si asnjëherë më parë.
Kryetarja e kuvendit Topalli ju premtoi tregtarëve se në mandatin e dytë punësimi do të jetë në fokus, dhe kjo do të realizohet përmes nxitjes së investimeve të huaj dhe mbështetjes që do të japë qeveria për biznesin, veçanërisht për atë familjar.
Ndërsa kandidati tjetër i kësaj partie Arben Imami, i cili kandidon për qarkun e Tiranës, vizitoi zonën e Fushës së Aviacionit, ku u premtoi banorëve të kësaj zone se së shpejti që të gjithë do të kenë në dorë legalizimin e pronës së tyre, dhe i siguroi ata se procesi i legalizimit është i pakthyeshëm. Ndërsa kandidatët e tjerë të PD, Aldo Bumçi, Taulant Bime, Edith Harxhi dhe Viktor Gumi zhvilluan një takim me banorët e Selitës. Kandidatë ju premtuan banorëve të zonës se shumë shpejt do të filljë rikonstruksioni i plotë i rrugës së Selitës. Partia Demokratike në vetëm katër vite ndërtoi mbi 2000 km rrugë në zonat rurale të Shqipërisë, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërtuar as edhe një të tillë në zonat periferike të Tiranës, u shpreh Bumçi.