Leskaj: Çdo kush arsimin
Elbasan -Kandidatja për deputete në qarkun e Elbasanit Valentina Leskaj ka zhvilluar një takim në Teatrin Skampa të Elbasanit me të rinj dhe të reja të këtij qyteti. Duke folur mes entuziazmit të të rinjve dhe optimizmit të tyre për fitore të PS.
“Padyshim, që arsimi është pikënisja jonë e zhvillimit të shoqërisë, është kjo arsyeja që ne do ta rrisim arsimin, është kjo arsyeja që arsimi në programin tonë është prioritet. Ne do ti japim më shumë fonde këtij sektori, për të sjellë dinjitetin tek profesioni i mësuesit, për të sjellë dinjitetin e shkollave tona, për të bërë vërtet"-theksoi ajo.
Leskaj tha se ata “bëjnë qeveri për veten dhe për familjen e tyre, ne mendojmë të qeverisim për arsimim, për të rinjtë dhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ne mendojmë për ju, ne kujdesemi për rininë, ne kujdesemi për gratë, ne do të kujdesemi për të moshuarit, ne do të kujdesemi për çdo fëmijë”. Ajo premtoi që secili do të ketë arsimin që meriton, të ketë punësimin që meriton.