LSI: Të pastrohet bregdeti
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar ndërhyrjen me urgjencë ndaj ndotjes me naftë në bregdetin e Vlorës. Sekretari për Bujqësinë dhe Mjedisin, Edmond Panariti tha se kjo është një dramë ekologjike e rëndë jo vetëm për ekosistemin detar pranë pyllit të Sodës, por për turizmit, hotelerinë dhe bizneset e rajonit të Vlorës.
“Kjo situatë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme dhe një plan të detajuar dhe urgjent veprimi. Ne propozojmë dërgimin sa më parë në zonën e ndotur të një ekipi specialistët të pajisur me të gjitha mjetet për luftimin e ndotjes. Të përpiqemi së pari të mos lejojmë shtrirjen e njollës së naftës në pjesët e tjera të detit dhe nëse shikohet e nevojshme të vendoset urgjentisht pengesa plastike lundruese për të penguar zgjerimin e njollës së naftës”-theksoi ai për mediat.
Panariti ka kërkuar që të përthithen njollat e naftës që ende ndodhen më det, me sfungjer masiv, apo edhe duke përdorur detergjent që zbërthejnë në det, njollat e naftës. Sekretari i LSI-së, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që merren me monitorimin e ambientit në Shqipëri të dërgojnë “sa më parë specialistë për të bërë monitorimin e ajrit për praninë e benzenëve dhe furaneve, po kështu të tokës dhe bimësisë, të peshqve dhe molusqeve, mbi këtë bazë të gjykohet dhe mbi shtrirjen e thellësisë së ndotjes detare me naftë në këtë zonë kritike të bregdetit të Adriatikut”.