E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj:Pozita të jap shpjegime për situatën absurde në raport me KE-në

>Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist akuzoi qeverinë se po e vë  n렠 pozitë turpëruese Shqipërinë dhe shqiptarët në Këshillin e Evropës. E kam fjalën për vendimin tuaj të fundit  lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në  KE,  që për fat të keq e nisi sesionin e parë të këtij viti me një precedent absurd për Shqipërinë. Mbrëmë në mbledhjen e Byrosë të Asamblesë Parlamentare të KE dhe sot në hapjen e seancës së parë Asamblesë, janë diskutuar kredencialet e delegacionit shqiptar në atë organizëm. Sot në Asamblenë e Përgjithshme të KE është vendosur që delegacioni shqiptar të futet në status tranzitor për shkak se është shkelur rregullorja e parlamentit lidhur me përbërjen e delegacionit dhe çështja është çuar në komisionin e rregullores që duhet të marrë një vendim, u shpreh ajo. Është precedenti i parë, që KE merr një vendim të tillë për ta futur delegacionin në fazë tranzitive deri sa të marrë një vendim komisioni i rregullores. Më tej Leskaj tha se, është vendosur një mision i shpejtë i dy reporterëve të KE për ligjin e lustracionit dhe për ndryshimet e papritura në delegacionin parlamentar. Ky është një precedent jo vetëm turpërues për imazhin po edhe të rrezikshëm për  vendin, për  proceset integruese. Kjo do të thotë të mos e kesh idenë si funksionojnë institucionet në demokraci dhe ti shpërdorosh ato. Gjithashtu ajo shprehu se, ju keni shkelur rregulloren e parlamentit me rastin Biberaj, po natyrisht që shqetësimi ynë, nuk ka të bëjë me emrin në fjalë. Shqetësimi ynë është nëpërkëmbja e parlamentit dhe vënia e vendit në një pozitë qesharake në sytë e botës dhe kjo është një kosto që nuk e paguani ju shkaktarët e kësaj situate groteske po shqiptarët mbylli fjalën e saj zonja Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›