E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi: Premtimi i liberalizimit të vizave nga Kryeministri mbetet në letër

>Ditët e fundit ka patur zhvillime të reja lidhur me kompensimin e pronarëve dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, tha deputetja socialiste Ermelinda  Meksi në fjalën e saj në kuvend. Në fjalën e saj Leskaj akuzoi qeverinë se  më 20 janar 2009, skadoi afati për shpërndarjen e parave për ish të përndjekurit politikë dhe për këtë proces jepet një afat i dytë, ku shpërndarja e parave shtyhet për në mars të këtij viti. Gjithashtu shtyhet edhe kompensimi i pronarëve për një afat të pacaktuar sepse AKKP ende s'ka filluar të bëjë vlerësimin e tokës me çmimet e reja të përcaktuara para një muaji. Në fund të vitit të kaluar kur duhet të ishin shpallur edhe fituesit e kompensimit, nga 760 dosje ishin bërë gati vetëm 240 dosje, pra AKKP ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve të depozituara nga viti 2008, ku buxheti i parashikuar ka qenë 500 milion lekë të reja. Dhe kjo kur BE është e ndjeshme lidhur me zgjidhjen e çështjes se pronave. Prandaj problemi i pronave kërkon zgjidhje me themel. Dhe jo zgjidhjet gjysmake që janë gjithnjë të dështuara. Gjithashtu Meksi cilësoi se, çështja e pronave nuk zgjidhet duke hequr në çdo 10 muaj kryetarin e AKKP-së, siç ka vepruar Berisha që kur u bë Kryeministër. Rasti i fundit i shkarkimit të AKKP-së tregon, jo vetëm pa përgjegjshmërinë e Kryeministrit në zgjedhjen e njerëzve për poste të rëndësishme drejtuese,  por edhe korrupsionin që ka përfshirë administratën e tij.  Çështjet e mësipërme nuk janë të vetmet, me të cilat Kryeministri po i mashtron shqiptarët. Ka tre vjet që po mashtron ish-oficerët për pensionet. Ka tre vjet që u ka premtuar shqiptarëve zbatimin e vendimeve të gjykatave, por mijëra nëpunës të hequr padrejtësisht nga puna, ndonëse me vendim të formës së prerë kanë fituar të gjithë të drejtat, as nuk marrin lekët që u takojnë, as nuk kthehen në punë. Me dhjetëra janë ata në njësinë 5, në Tiranë e në gjithë Shqipërinë Edhe kur kërkojmë nga ministra të veçantë të zbatohet ligji  për raste të tilla, nuk na kthehet as përgjigje. Më tej Meksi nënvizoi se, Kryeministri ka me se dy vjet që u premtoi doktorëve e profesorëve jashtë universiteteve e institucioneve shkencore një shtesë page , por ata jo vetëm që nuk e kanë marrë këtë shtesë, por dhe ajo shtesë modeste që merrnin më parë (4000-5000 lekë) u është ndërprerë. Berisha që në fushatën elektorale të vitit 2005 premtoi liberalizimin e plotë të vizave, por deri në qershor të vitit 2009 kur mbyllet mandati i tij qeverisës, ky premtim do mbetet i parealizuar dhe shqiptarët akoma qëndrojnë me orë të tëra në radhë tek ambasadat e huaja, paguajnë shuma të mëdha lekësh dhe shume mbeten pa vizë dhe pa patur mundësi të shkojnë tek njerëzit e tyre. Kjo sepse Shqipëria mbetet akoma larg plotësimit të standardeve: ruajtjes dhe menaxhimit të kufijve; luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformave në sistemin e drejtësisë e tjerë dhe premtimi është shtyrë përtej 2009, nënvizoi Meksi. Nga raporti i fundit i USAID-it, publikuar këto ditë Shqipëria konsiderohet ende një vend problematik mbi trafikimin e qenieve të gjalla. Sipas raportit të CIA-s për vitin 2007-2008, Shqipëria renditet përkrah Afganistanit e Angolës në trafikimin e femrave. Po sipas këtij Raporti 10 miliard dollarë janë para të pista. Ndërkaq kryeministri spekullon me shqiptarët për rritjen ekonomike, duke e paraqitur atë dyshifrore 10%, në një kohë kur vetë M. Financave nuk e pranoi këtë rritje dhe FMN dhe ditët e fundit BERZH deklarojnë një rritje 6%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›