Strasburgu sqaron pozitën e delegacionit shqiptar
>Kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë sfiduar për arsye proceduriale në ditën e hapjes së sesionit në Strasburg.
"Kemi arsye të besojmë se një nga anëtarët tanë u hoq në një mënyrë që shkel rregullat e aplikueshme", tha përfaqësuesi hungarez, Matyas Eorsi. Komisioni i rregullave të Asamblesë do të përgatisë një raport mbi këtë çështje. "Në bazë të rregullave, është e mundur që një individ të sfidojë ratifikimin e kredencialeve në bazë procedurale - dhe si rezultat i kësaj - gjë që ndodhi me Shqipërinë - çështja pastaj i referohet komisionit të rregullave të cilin e kryesoj unë. Pastaj ne do të paraqesim një raport sa më parë që të jetë e mundur dhe sigurisht brenda kësaj jave por është shumë me rëndësi të kuptohet se anëtarët e delegacionit shqiptar lejohen të flasin dhe të votojnë në Asamble sikurse tw ishin ratifikuar kredencialet e tyre. Ata nuk janë penalizuar në asnjë mënyrë," i tha BBC-së kryesuesi i Komisionit të Rregullave, deputeti britanik, John Greenway. Asambleja Parlamentare do të marrë një vendim përfundimtar të enjten në mëngjes. Sipas rregullave, delegacioni shqiptar mund të zërë vendet e veta në mënyrë provizore në asamble deri atëherë, me të drejta votimi dhe të drejtë fjale, por nuk mund të votojë për kredencialet e veta. Delegacioni shqiptar, i cili po merr pjesë në punimet e sesionit aktual të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është paraqitur me dy drejtues. Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka shkarkuar kreun e deritanishëm të këtij delegacioni, deputetin demokrat Aleksandër Biberaj dhe ka emëruar në vend të tij deputetin tjetër demokrat Ilir Rusmajli. Zonja Topalli tha se ky vendim ishte marrë për shkak 'të shkeljeve të rënda financiare në udhëtimet që zoti Biberaj ka bërë në mënyrë të paautorizuar, në emër të Kuvendit dhe që nuk kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e rregullt të delegacionit në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës'. Këto akuza janë hedhur poshtë nga zoti Biberaj si të pavërteta. Ai e ka akuzuar zonjën Topalli se ka ndërmarrë veprime arbitrare pa pyetur institucionet parlamentare, duke shkelur rëndë demokracinë. Ngjarja është vlerësuar si e papreçedentë nga disa segmente të maxhorancës dhe opozitës.