Vrasjet e Aldo Bares, 120 dëshmitë që priten
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Banda e Lushnjës
Historitë famëkeqe të bandës së Lushnjës, nuk do të reshtin asnjëherë pa u treguar nga qytetarët e këtij qyteti. Përveç vrasjeve, plagosjeve, vjedhjeve, kërcënimeve, ajo çka nuk do të harrohet kurrë nga lushnjarët dhe më gjerë, do të jetë shëtitja dhe më pas luajtja futboll në mes të Lushnjës me kokën e një njeriu. Shumë episode të tmerrshme janë treguar si në gjykatë, janë servirur për opinionin publik, por edhe shumë ngjarje të tjera nuk janë treguar ende dhe do të vazhdojnë të tregohen në proceset gjyqësore që janë hapur njëri pas tjetrit në Gjykatën për Krime të Rënda. Janë 120 qytetarë që kanë treguar krimet e bandës që për shumë vite me radhë tmerroi qytetin e Lushnjës, por dhe më gjerë. Por ende nuk kanë mbaruar, të 120 dëshmitarët duhet të paraqiten të paktën edhe një herë në gjykatë dhe t i tregojnë episodet që kanë përjetuar në një proces që pritet të fillojë së shpejti. Dje ishte seanca e radhës për anëtarët e bandës së Lushnjës, por dështoi sërish për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Dëshmitarët që kishin ardhur në gjykatë u kthyen sërish në qytetin e Lushnjës për të ardhur një herë tjetër.
Dëshmitë
Banda e Lushnjës u akuzua për krime të panumërta. Në pjesën më të madhe të tyre protagonist ishte edhe Aldo Bare, i njohur si kapobanda: Vrasja me paramendim e Genci Kasharit, masakrimi i Artur Dajës dhe akti mizor i luajtjes futboll me kokën e tij në mes të Lushnjës; vrasja me paramendim e Xhevat Demirit, Nimet Zenelit; vrasje me paramendim mbetur në tentativë ndaj Gramoz Selmanit e Masar Aliut dhe më pas vrasja e këtij të fundit; djegia e banesës së Shkëlqim Haxhiut dhe organizimi i bandës kriminale. Këto janë episodet që qytetarët e Lushnjës duhet të tregojnë në gjykatë. 120 është numri i tyre që janë thirrur nga prokuroria, por dhe një pjesë tjetër do të thirren nga avokatët për të mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Mimoza Demiri,
Ramadan Zeneli dhe Jakup Beqiri janë tre nga dëshmitarët të konsideruar si kyç, për të hedhur dritë mbi vrasjet e bandës. Mimoza Demiri ka treguar më shumë se një herë në gjykatë se si u ekzekutua nga anëtarët e bandës bashkëshorti i saj, Xhevat Demiri. Gjithashtu, edhe Ramadan Zeneli ka treguar për vrasjen e djalit dhe Jakup Beqiri për vrasjen e vëllait. Dëshmitarët kanë treguar ngjarjen duke paraqitur pasiguri për jetën, pasi nga ato që kanë parë dhe kanë vuajtur ende u ka mbetur një shenjë frike.
Gjyqet
Për krimet e bandës së Lushnjës janë zhvilluar deri më tani katër procese gjyqësore. Në procesin e parë u gjykuan ata që u cilësuan si “killerët” e paguar nga Aldo Bare. Në procesin e dytë që është ende duke u zhvilluar janë anëtarët e tjerë të bandës me në krye Arben Boriçin, të cilësuar si një ndër më besnikët e Aldo Bares. Në procesin e tretë është gjykuar Enver Dondollaku, i cili ndryshe nga shumë të tjerë, kërkoi gjykim të shkurtuar duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm. Ndërkaq, odisea për bandën e Lushnjës mund të finalizohet me gjyqin e Aldo Bares, që do të startojë së shpejti me seancën e parë. Çështja e bandës së Lushnjë ka qenë aq e stërzgjatur dhe voluminoze saqë për t u gjykuar të gjithë anëtarët e kësaj bande janë marrë gjyqtarë nga gjykatat e Shkallës së Parë, pasi ajo e krimeve nuk kishte më organikë për të gjykuar këtë bandë.
Aldo Bare
Akuzohet për:
1- “Vrasje me paramendim” ndaj Genci Kasharit
2- “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë ndaj Artur Dajës
3- “Vrasje me paramendim” ndaj Xhevat Demirit
4- “Vrasje me paramendim” ndaj Nimet Zenelit
5- “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë ndaj Gramoz Selmanit e Masar Aliut
6- “Vrasje me paramendim” ndaj Masar Aliut
7- “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”
8- “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, banesa e Shkëlqim Haxhiut
9- “Krijimi i organizatës kriminale”
10- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009