Vret djalin, vjehrrin, vjehrrën dhe një plumb për vete
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Krimi në familje
Krimi në familje shënon tragjedinë e radhës në kryeqytet. Një 40-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin, djalin, vjehrrën dhe më pas veten. Azbi Gjoni, 79 vjeç dhe Klevis Zaimi, 16 vjeç, kanë gjetur menjëherë vdekjen nga plumbat e pistoletës të babait të këtij të fundit. Ndërsa vjehrra e 40-vjeçarit ka marrë dy plagë, pas të cilave ka kaluar në vdekje klinike dhe ndodhet në rrezik për jetën. Pas tragjedisë, Petrit Zaimi ka qëlluar veten me një plumb poshtë mjekrës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 12:30 minuta në Allias. Ndërsa si motiv për tragjedinë ka shërbyer divorci i 40-vjeçarit me bashkëshorten, vajzën e Azbiut.
Ngjarja
Azbi e Nadire Gjoni kishin shtruar tavolinën të drekonin me nipin e tyre, Klevis Zaimi, kur babai i këtij të fundit është shfaqur në derë. Pas disa debatesh në lidhje me divorcin mes tij dhe vajzës së familjes Gjoni, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar vjehrrin e tij, Azbi Gjonin. Të tronditur nga ngjarja, Nadirja së bashku me nipin janë larguar menjëherë nga shtëpia, por 40-vjeçari i ka ndjekur me armë në dorë. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të vjehrrës, Nadires, por plumbat kanë zënë fillimisht të birin 16-vjeçar, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen. Disa metra më pas autori i tragjedisë ka qëlluar dhe vjehrrën, e cila ka mundur të mbijetojë, por ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Duket se Petrit Zaimin e ka tronditur vrasja e djalit. Është kthyer në shtëpinë e vjehrrit ku ka qëlluar veten me një plumb poshtë mjekrës. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë, kurse përmasat e krimit kanë tronditur banorët e kryeqytetit.
Policia
Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe përmes një njoftimi për shtyp bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30, në rrugën “Selaudin Zorba”, në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, shkuan në vendin e ngjarjes, u formua grupi i posaçëm hetimor, me synim për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe sqarimin e rrethanave të këtij krimi, të ndodhur brenda në ambientet familjare. Burimet nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga studimi i mekanizmit të ngjarjes, autori Petrit Zaimi, nga pakujdesia ka qëlluar djalin e tij, 16-vjeçarin Klevis Zaimi, i cili ndodhej prezent në momentin e ngjarjes. Ndërsa ka qëlluar me paramendim Azbi Gjonin dhe Nadire Gjonin, e cila ndodhet në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas këtij krimi, autori ka qëlluar edhe mbi veten e tij, duke gjetur si pasoje vdekjen. Një grup i posaçëm hetimor nga Policia e Tiranës, nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Viktimat
Klevis Zaimi, 16 vjeç
Azbi Gjoni, 79 vjeç
Petrit Zaimi, 40 vjeç
E plagosur
Nadire Gjoni, 65 vjeç
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009