Letër kujtese kryebashkiakut të Himarës
Nikollaq Neranxi
Zoti kryetar i bashkisë së qytetit tim, Himarë! (Emri i tij njihet si Vasil Bollano). Po i drejtohem cilësisë tënde ...si i zgjedhur në krye të administratës modeste të krahinës së Himarës, për t’ju sjellë në vëmendje një ndër premtimet dhe detyrat e marra përsipër. Detyra për të cilën e kam fjalën, nuk i përket vetëm axhendës tënde të dikurshme elektorale, të cilën ju e keni përdorur vetëm sa për sy e faqe, por një vendimi të publikuar edhe përmes një rezolute të dalë nga Kuvendi i Dytë Paanhimariot, i cili u zhvillua dy muaj më parë në mjedisin e mbledhjeve të selisë së bashkisë. Nëse ju e mbani mend, ky Kuvend i iniciuar prej meje, si bir i Himarës dhe i kryer për përdorimin tuaj, vendosi që deri në fund të muajit tetor ju dhe Komisioni i posaçëm i dalë prej tij, do të niste procesin e ndarjes së tokave dhe pronave te secili zot.
Kanë kaluar dy muaj dhe ky premtim dhe vendim i atij Kuvendi që e drejtove dhe përdore ti, s’ka nisur të zbatohet e të vihet në jetë. Burrat himarjotë të atij Kuvendi, të cilët u bënë “gardh” me ty, nisën njëri pas tjetrit të deklaronin besimin dhe mbështetjen e tyre për këtë vendim të drejtë të Kuvendit. Shumë prej tyre nisën edhe të shkruanin nëpër faqet e shtypit shqiptar dhe atij grek për këtë vendim të firmosur dhe publikuar prej Kuvendit, por të propaganduar më shumë edhe prej vetë segmenteve të OMONIA-s që t’i i përdor verbazi në Himarë.
Pas kësaj zhurma që kisha nisur unë me disa bij të tjerë të Himarës, me disa patriotë dhe intelektualë të zonës sonë, duket se gjeti “zot”, kryebashkiakun dhe Komisionin e Kuvendit.
Në fakt, pas dy muajsh, asgjë nuk ka ndodhur. Vetëm disa vendime të cilat janë kryer pa asnjë transparencë, sipas parimit me “procedurë të përshpejtuar”. Një procedurë që ty të është besuar në mënyrë të dyshimtë dhe koha e ardhme ka për ta nxjerrë në dritë me gjithë peshën reale të mashtrimit, përdorimit dhe abuzimit që ti i ke dhënë si atribut vetes.
Gjatë këtij dhjetë ditëshi të këtij muaji, jo zoti kryebashkiak nuk ke pasur kohë të merresh me këtë hall të madh të himarjotëve, me këtë problem kardinal të atij vendi dhe atyre njerëzve. Nuk ke pasur kohë, sepse je duke kryer një seri udhëtimesh në kërkim të besimit të humbur sa në sillogjet e injorantëve në Janinë, sa në takime me individë që tenton t’i përdorësh si paramilitarë elektoralë në zgjedhjet e afërta dhe në SHBA, ku siç kam dijeni takohesh me disa persona, të cilët edhe pse nuk kanë shkelur kurrë në Ballkan, vuajnë për cilësinë tënde etnike të shtirur.
Zoti Kryebashkiak,
Si qytetar i atij vendi që po përjetoj një periudhë të gjatë mundimi për marrjen në pronësi legale dhe me dokumentacion shumicën e pronave të prindërve të mi, po të sjell në kujtesë detyrën tënde të pakryer, të cilën e ke marrë përsipër me betim dygjuhësh. Po të vë në dijeni se ke edhe pak kohë për të tërhequr menjëherë disa qytetarë të paditur që i ke rekrutuar pranë bashkisë dhe pranë OMONIA-s në Himarë, të ndalin zaptimin e tokës së familjes sime, të largohen nga ajo pronë e njohur me ligj dhe e mbrojtur me vendime gjykate e përmbarimesh, pasi është e mjaftueshme e drejta ime për të të dhënë ty dhe atyre një mësim, të cilin ty nuk ta jep dot as shitja dhe as blerja politike.
Zoti kryebashkiak,
Llogaria jote për ta përdorur Himarën dhe tokën e saj si “mish për top” është llogaria më e keqe që ka bërë ndonjëherë një pinjoll nga bollanajt. Për të mos qenë në borxh me fiset fisnike të himarjotëve, thirri mendjes dhe kthehu në detyrën ligjore, pasi siç thonë të parët tanë në Himarë: “Tokën që ti e merr me grabitje, e paguan me mundime të sotme dhe të nesërme”.
Me respektin për cilësinë tënde zyrtare dhe me ndjenjën e zhvleftësimit të plotë të respektit për ty si njeri!